Policia e Devollit ka prangosur një 44-vjeçar nga Bilishti.
Sipas Policisë, Thanas Kara duke qenë në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin (poshtë verandës të banesës), një sasie teshash dhe sendesh të tjera, ku për pasojë ka rrezikuar të digjet banesa e babait të tij, O.K, 78 vjeç, banues në Bilisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Shkatërrimi i pronës me zjarr, ngelur në tentativë” parashikuar nga neni 151 dhe 22 i Kodit Penal./a.r.