Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 42 vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin e tij, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në postbllok.
Kështu, gjatë orëve të natës u arrestua në flagrancë, 42 vjeçari V.K. i cili në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke u rrezikuar atyre jetën.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe ndjekjes nga shërbimet e Policisë, 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj disa kilometra, ku pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi në gjendje të dehur.
/a.r