Një person i dehur në timon në periferi të Tiranës, ka përplasur tre makina të parkuara, me pasojë plagosjen e dy këmbësorëve.
Më datë 12.09.2023, në rrugë dytësore, në Kashar, shtetasi Ç. K., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet të parkuar.
Më pas drejtuesi i mjetit ka vazhduar lëvizjen, dhe është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasit A. G., 48 vjeç, punonjës policie, dhe shtetasja A. Ll., 48 vjeçe, të cilët ndodheshin në këmbë në afërsi të automjeteve.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç. K., pas shkaktimit të aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se shtetasi Ç. K., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, prova e parë 0.89 mg/l, dhe prova e dytë 0.87 mg/l.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/f.s