• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dashur kryetar i PD-së time, jep dorëheqjen sot

by Ilirjan Blloshmi
30/06/2019 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilirjan Blloshmi

 

Jam nje demokrat i thjeshte.

Me demokrat se shume te tjere.

 

Kam ndjekur çdo fjale, çdo konference, çdo proteste. E kam idhull Partine Demokratike. Por kete nuk e prisja nga kryetari Basha.

 

Ike vjet nga çadra, na le brenda te gjitheve. Ne po krijonim histori aty, ti ike fshehurazi. As na fole, as na hodhe syte.

Dole ne krye te tufes nga Parlamenti- nuk me pyete, e as demokratet e tjere jo qe jo. Lajmin e morem vesh nga tv.

Dogje mandatet, une i shkreti mendova: çfare do hane tani kalamajte e ketyre deputeteve? A do kene lek per byrek apo abone autobuzi, a do t’i mbushin dhembet me zirkon apo kauçuk grate e tyre te shkreta…se nuk shtyhet pa pune. Pa pare. E kam provuar vete.

 

Filluan protestat, une gdhihesha e ngrysesha ne proteste. Çdo darke ndiqja debatet. Per ne, demokratet, asnje nuk fliste. Babai im eshte varur ne burgun e Burrelit, ne panele me mbronte Fahriu.

 

Gruaja ime gezon kur gjen nje triko te lire te ‘veshje gjermane te perdorura’, une vuaja te kuptoja thirrjet firmato te rrafinuara te Grida Dumes, ia ngulja syte aq shume nga padija ime, sa gruaja m’u hakerrye keq.

 

Nja dy here dolen dhe djemte e mi ne proteste. Pastaj, u bashkuam me LSI-ne. O ba,- me tha i madhi, i sapokthyer nga Anglia. O ba,- pse protestojme ne? Djali i ketyre studion ne shkolla super te shtrenjta, o ba, une punova ne te zeze atje. Nuk m’i hodhi syte, as kur i thashe: hej, o shqipo, jemi koalicion tani.

 

Desha t’i thosha se nje minister i LSI- se me hoqi nga puna, apo qe mamane e tij e pushuan nje vit para pensionit, por ngeca me syte dalldisur nga ekrani. Pritej te dilje ti, o Kryetar i Partise Demokratike. Live. U mallengjeva. Shkova te selia e partise.

 

Por ti fole me inat, as m’i hodhe syte. Nga makine, ne zyre, nga zyra ne mikrofon, nga kamera- ne makine, nga makina…. aeroport. Ti nuk i kape dot hajdutet e droges; as te votes. Ti nuk e ngrite mire çeshjen e korrupsionit te rruges. Sepse nuk i bllokove rrugen kryeministrit, por nxehe e bllokove qytetaret qe ktheheshin te lodhur pune; ti nuk fole njehere per mua, per partine. Nuk erdhe njehere ne lagjen tone. Pse?

 

Jemi pa mundesi zgjedhje. Pse? Ketu ne qytetin tim, kishim nje kryetar te mire te PD-se. Ai do fitonte perseri sot. Dhe une do votoja per ate. Edhe per PD-ne. Por ju, kokat e medha vendoset qe nuk do votojme.

 

Se na vjedhin voten. Eshte si 50 mije lekeshi qe e ruaj ne fund te xhepit, rri pa grene, por pa deshire te ndahem nga leket.

Sot une po rri ne shtepi. Edhe pse im ate u var ne litar per lirine, une jam ngujuar brenda. Une ketu e ti aty.

 

Çfare do bejme? Do ta emigrojme partine Demokratike qe u themelua mbi endrren tone te madhe?

 

Do terhoqemi zvarre e do tallemi e perqeshemi ende? Pse? Te na talle e fyeje Edi Rama? Apo te na jape leksione demokracie Gramoz Ruçi?

 

Jep doreheqjen, o kryetar, dhe le te na drejtoje Belindi. Ai qe u rrit ne partine Demokratike. Apo Skerdilajdi, djaloshi trim dhe me demokrat nga une e nga ti.

Next Post
Dritan Leli shoqërohet nga i biri: Vota është sekret, emocionet ishin të veçanta

Dritan Leli shoqërohet nga i biri: Vota është sekret, emocionet ishin të veçanta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In