• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I dashur armik!”

by Linda Karadaku
02/04/2019 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Më pëlqen shumë filmi “I dashur armik”, i Gjergj Xhuvanit. Mënyra sesi mblidhen në një strehë miq e armiq, kundërshtarë dhe njerëz që përfaqësojnë ekstremet e politikës së ditës, dhe mbi të gjitha, fundi, kur miku që ke strehuar, bëhet armik dhe të vë prangat! E hidhur dhe e vërtetë! Në fund, armiku bëhet pikërisht ai që supozohej të ishte mik, i drejtë dhe i ndershëm; ai që luftonte për kauzën e madhe të lirisë së vendit. Por jo, në fund kupton që mbi të gjitha, ai luftonte për pushtetin.

Pushtetin e vet dhe të kastës përreth tij, që mundësisht duhet të ishin servilë, injorantë, ta pazotë për gjëra të mira, por mjaftueshëm të zotë për të bërë keq. Dhe kjo ndodhte në fund të luftës me pushtuesin fashist dhe nazist, në një kohë kur “politika” shqiptare e kohës, ishte ndarë tashmë në taborre pro dhe kundër pushtetit të ri që do të vinte. Dhe sic ndodh rëndom tek ne, fituesi do t’i merrte të gjitha dhe do ta persekutonte kundërshtarin deri aty sa as imagjinata më e frikshme nuk e kishte menduar.

Ndarjet e asaj kohe nuk kanë përfunduar ende. Madje edhe viktimat, heronjtë apo anti-heronjtë vazhdojnë të jenë të ndarë. Ende vazhdon të diskutohet kush ishte mik dhe kush ishte armik, kush bëri mirë dhe kush bëri keq.  Shoqëria shqiptare nuk e ka bërë ende këtë katarsis, jo sepse nuk deshi, por sepse partitë dhe grupimet politike morën në dorë monopolin e asaj lufte, të të gjitha palëve të asaj lufte. Ende sot nuk ka një gjykim gjakftohtë dhe të sinqertë të asaj që ndodhi dhe nuk do të ketë përsa kohë që politika vazhdon ende të orientojë njerëzit drejt ndarjeve dhe jo drejt bashkimeve. Politika shqiptare përpiqet, për fat të keq, me sukses, të gjejë dallime edhe aty ku nuk ka; t’i krijojë edhe aty ku nuk ka.

Ende nuk kemi një rast të vetëm kur politika shqiptare të ketë përcaktuar dhe rënë dakord për një seri vijash të kuqe, interesa të mëdha kombëtare, për të cilat nuk do të mund të negociohej hapur apo fshehur; për të cilat nuk do të kërkoheshin me qiri ndasi të reja apo të vjetra, për të cilat vendi do të kursehej nga krizat në momente vendimtare. Këto ndasi të kërkuara dhe pompuara nga lart reflektohen hidhur në popull dhe prodhojnë luftë kundër vetes dhe kriza të vazhdueshme që e bëjnë vendin të paqeverisshëm sepse cilado palë, kur është në opozitë, i nxjerr ujë të zi palës tjetër. Politika shqiptare është si akrepi që pasi helmon atë që ka afër, në fund, helmon edhe veten. Kjo ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë këtu. Nuk ka luftë pozitë-opozitë, nuk ka betejë për të mirën e këtij vendi. Ka luftë për pushtet, që bëhet mbi parimin e ndasive dhe jo të të përbashkëtave. Edhe kur janë bërë bashkë, sic është rasti i sistemit zgjedhor të vitit 2008, janë bërë bashkë për keq. Edhe kur kanë bërë marrëveshje apo pazare, e kanë bërë për keq. Edhe kur e kanë mbrojtur apo sulmuar njëri-tjetrin, e kanë bërë për keq. Edhe kur kanë bërë reforma, nuk kanë llogaritur shumicën e popullit dhe pasojat që do të kishin mbi të, por veten dhe pasanikët e mëdhenj që i rrethojnë. Edhe kur flasin për lekun, kanë në mend euron dhe dollarin dhe kanë harruar si duket 100 lekëshi ynë.

Koha e ka provuar këtë. Shqipëria është e vogël për të pasur trauma kaq të mëdha. Edhe për vetë politikanët, teoria e akrepit vlen për të kuptuar se ata harrojnë se janë të përkohshëm në këtë botë. Dhe kur të bëjnë llogaritë në fund të jetës, do të kuptojnë se nuk e kanë jetuar këtë jetë, por e kanë luftuar atë, a thua se kanë disa jetë, dhe një mund ta sakrifikonin duke luftuar për pushtet dhe para ose anasjelltas. Politika shqiptare ka një traditë të hidhur të trajtimit të kundërshtarit politik si armik, të cilin, sipas tyre,  jo vetëm duhet ta luftosh politikisht, por edhe ta denigrosh, fyesh, t’i shkatërrosh familjen, me farë e me fis; ta shkelësh, ta shqyesh dhe në fund, të pish një gotë verë për të festuar rrënimin e tij, që në fakt, është edhe rrënimi yt. Të jesh ndryshe, të mendosh ndryshe dhe të vendosësh ndryshe, edhe kur mëma parti vendos ndryshe, është vlerë, jo armiqësi. Është e drejtë, jo e gabuar. Ndryshe do të funksiononte teoria e Njëshit që vetë vendos, vetë vulos. Nuk mund të pretendojnë partitë shqiptare për demokraci për vendin, kur në vetë ato nuk funksionon demokracia; ku vendimet nuk merren në mënyrë kolegjiale; ku të marrin votën, por jo mendimin; ku vendosin edhe në emrin tënd, po ty nuk të pyesin; ku të kërkojnë kur iu duhesh, por nuk iu plas fare për ty nëse je mirë apo keq. Edhe politika shqiptare kështu funksionon.

Është si ajo barsaleta, unë jam keq, por dua që kundërshtari im, fqinji im, të jetë edhe më keq, mundësisht të mos ketë asgjë! Por kombet që kanë bërë përpara edhe pse kanë qenë në situata shumë të vështira, shpesh edhe më të vështira se ne, kanë ndjekur të tjera parime. Nelson Mandela thoshte se që të bësh paqe me armikun tënd, duhet të punosh me të, dhe pastaj ai bëhet partneri yt.

Next Post
Rama: Të rinjtë e sapopunësuar në Ministri, që deri dje i ndante tepsia

Rama: Të rinjtë e sapopunësuar në Ministri, që deri dje i ndante tepsia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In