• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dashur apo partner?

by Çapajev Gjokutaj
24/10/2020 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

‘Rashë në dashuri’, thuhej dikur, ‘pata një eksperiencë’, priren të thonë të rinjtë e sotëm. Duket se diçka çalon, fjala ‘eksperiencë’ vjen më neutrale, më e përgjithshme, nuk e ka ngarkesën emocionale të fjalës ‘dashuri’.

Shumë më tjetërsuese dhe më e çngjyrosur ngjan fjala ‘partner/partnere’, që të rinjtë e sotëm po e përdorin për të shënuar edhe personin me të cilin kanë një lidhje dashurore, edhe atë me të cilin bashkejetojnë prej vitesh nën të njejtën çati.

Mund të mendosh se zëvendësimet e tipi ‘dashuri – eksperiencë’ apo ‘i dashur – partner’ shprehin një realitet jetësor: lidhjet e sotme dashurore a martesore janë më pak punë ndjenjash e pasioni dhe më shumë çështje interesash të dyanshme.

Të rinjtë e sotëm lidhen lirshëm, hasin më pak ndërhyrje e pengesa. Çdo gjë, kur është me bollëk dhe arrihet lehtë e lirshëm, sikur nuk ngjall pasionin e të vështirës dhe të ndaluarës. Mbase nuk e kishte thjesht për xhelozi dhe cinizëm ai që shkroi: ne ëndërronim bashkë, këta të sotmit flenë bashkë.

Por ka të ngjarë që ndryshimet në leksik nuk duhen marrë si tregues të cilësisë së lidhjeve dashurore. Shekspiri thoshte se trëndafilit çfarëdo emri t’i vësh, aromën nuk e humbet. Për të ditur sa pasionante janë dashuritë dhe lidhjet e sotme, s’bën të nisesh nga gjuha, por nga realiteti. Dhe për ta njohur këtë duhen pyetur të rinjtë dhe jo të moshuarit.

Se pleqtë në çdo kohë e në çdo brez e kanë patur në buzë ankimin ‘kjo botë po prishet’, ‘në kohën tonë edhe ushqimet kishin aromë tjetër’. Dhe harrojnë se shumicën e herëve s’pakësohet aroma, por amortizohet nuhatja e tyre.

Prirja për t’i thënë dashurisë eksperiencë dhe të dashurit partner, mund të mos ketë të bëjë fare me afektivitetin e lidhjes dashurore, se gjuha dhe logjika e gjërave s’janë kurdoherë e njëjta gjë. Mund të burojë nga faktorë të tjerë.

Mund të jetë psh ndikim nga gjuhë të huaja, ashtu siç mund të zejë fill edhe në dëshirën e të rinjve për të qenë ndryshe, për t’u dalluar nga brezi i mëparshëm jo vetëm në mënyrën e jetesës, në mentalitet e në të prurë, por edhe në leksik.

Të rrish shtrembër e të flasësh drejt, të rinjtë e sotëm janë më të ditur, më të zotë e mbase edhe më me botë se ne, prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Vetëm një gjë është e sigurt që e bëjnë më keq: vonojnë tej mase martesat dhe sidomos lindjen e fëmijëve. Dhe në këtë pikë vështirë se mund të tregojnë zotësi e trimëri. Biologjia nuk fal.

Next Post
Kina i bashkohet COVAX: Vendet në zhvillim të kenë qasje të barabartë ndaj vaksinave

Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës anti-COVID në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In