Një i 29-vjeçar shqiptar, i burgosur me vendim të formës së prerë në Itali, i ka dhënë fund jetës së tij. Nga ajo që raportojnë mediat italiane bëhet me dije se shqiptari, të cilit i mbaronte dënimi në vitin 2023, është varur pak pas mesnate mbrëmë.
Ka qenë pak pas mesnate kur policia gjatë një kontrolli gjeti trupin e të burgosurit të varur në hekurat e dritareve të qelisë. Çdo tentativë për ta shpëtuar, e kryer nga personeli shëndetësor, ka qenë e kotë. Shqiptari ishte vetëm në qeli.
Ngjarja kritike la të gjithë të trembur si punonjësit e policisë ashtu edhe të burgosurit, duke e bërë tragjike ardhjen e vitit të ri.
/b.h