• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I braktisur nga të vjetrit, Basha del i vetëm në rrethe

by Aalison Pearse Stevens
09/10/2016 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka nisur një aksion të ri politik, ndoshta të parafundit, para zgjedhjeve të 2017. Kur disa deputetë demokratë kërkuan me urgjencë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të analizuar përgjegjësitë e lidershipit demokrat për katër humbjet radhazi në zgjedhje lokale dhe parlamentare, kreu i demokratëve nis një tur takimesh në rrethe, për t’i ikur zjarrit brenda selisë së partisë. Ndërsa Eduard Selami dhe Majlinda Bregu tentuan, por pa sukses, të mblidhnin firmat e domosdoshme për mbledhjen e forumit të lartë demokrat, Basha u shfaq në zona të caktuara mes demokratëve. Por, aksioni i Lulzim Bashës, në vend të shuarjes së debateve, duket se ka thelluar më tej ndarjen e partisë më të madhe në opozitë. Elita e Partisë Demokratike, e quajtur edhe garda e vjetër e PD, ka braktisur turin e kryetarit, duke konfirmuar edhe një herë papajtueshmërinë për mënyrën se si po drejtohet Partia Demokratike. Në panelet e Lulzim Bashës mundojë figurat qendrore të opozitës, duke nisur që nga Eduard Selami, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Arben Imami etj., të cilët më shumë se sa për retorikën dhe aksionet rutinë, janë të shqetësuar për fatin e zgjedhjeve të 2017. Po ashtu, turit të kryetarit nuk i janë bashkuar ose nuk janë ftuar, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Roland Keta etj. Aksionit të Lulzim Bashës nuk i janë bashkuar apo janë mënjanuar edhe një grup tjetër deputetësh, të cilët nuk kanë artikuluar publikisht kritika ndaj kryetarit dhe lidershipit të tij, por po presin në heshtje projektimin e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Ndërkaq, turit të ri nëpër rrethe i janë bashkuar deputetët Genc Pollo, Ridvan Bode, Myqerem Tafaj dhe Astrit Veliaj, Aldo Bumçi, ish-ministri Halim Kosova dhe ish-deputeti Lefter Maliqi.

Rrethi i kryetarit

Në vend të gardës së vjetër, në krah të Lulzim Bashës, gjatë turit të tij nëpër Shqipëri, janë shfaqur një grup personazhesh, të cilës me shumë gjasa do të dominojnë edhe listën e kandidatëve për deputetët në 2017. Konkretisht, në krah të Lulzim Bashës është shfaqur Dritan Shano dy herë shef i kabinetit qeveritar të Fatos Nanos. Po ashtu, në sy ka rënë edhe Preç Zogaj, i larguar nga Berisha, por që po tenton të hyjë në rrethin e Bashës. Prania e Enno Bozos, Arben Ristanit, Jorida Tabakut, Edlira Bushatit, Keltis Krujës etj., sigurisht që nuk përbën surprizë. Gjithashtu në turin e ri të kryetarit të PD nuk mund të mungojnë Belind Këlliçi, Grida Duma dhe Ervin Salianji, të cilët pritet të jenë pjesë e listës së 2017, duke rrezikuar pozitat e grupit aktual të PD.

Shqiptarja/d.i.

 

Next Post

Serbia bllokon bisedimet për prefiksin telefonik të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

January 1, 2026
“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com