• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I bllokuan Ferrarin, Zefi: Paratë i kam nga fasoneria…

by A R
02/10/2017 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse vijon të jetë në ndjekje penale për tentativën e trafikimit të droge nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,biznesmeni Kacjolin Zefi ka pretenduar se paratë e siguruara prej tij dhe pasurinë që ai disponon e ka, falë biznesit familjar të përpunimit dhe eksportimit të konfeksioneve dhe veshjeve me shumicë. Sipas të dhënave që disponon gazeta “Shqiptarja.com” shoqëria “Felix M“ sh.p.k është një kompani fasonerie në Shkodër, regjistruar në vitin 1998 (në vitin 2007 ka blerë shoqërinë “Generale Made”) dhe ka si objekt të veprimtarisë së saj prodhimin e konfeksioneve dhe ka tre ortakë.

Përkatësisht shtetasja italiane Luiza Tili 80 për qind të kuotave, (motra e Kacjolin Zefit) Madalena Zefi 10 për qind të kuotave dhe Kety Michelessi 10 për qind të kuotave. Shtetasja Luiza Tili, ka deklaruar se paratë janë transferuar prej saj në llogarinë personale të shtetasit Kacjolin Zefi për llogari të shoqërisë “Felix M” shpk me qëllim blerjen e kapanonit apo kryerjen e pagesave të ndryshme.

Mirëpo nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky deklarim është në kundërshtim me provat e administruara sipas të cilave rezulton se vetë shoqëria “Felix M” shpk ka patur 3 llogari bankare të hapura në emrin e saj. Tërheqjet e bëra nga shtetasi Kacjolin Zefi, sipas deklarime të bëra prej tij në bankë, kanë qënë për “nevoja familjare” etj si dhe një pjesë e madhe e parave të derdhura në llogarinë e shtetasit Kacjolin Zefi janë transferuar prej tij në një tjetër llogari bankare po në emrin e tij dhe janë përdorur për shpenzime të ndryshme si psh: blerje automjeti, apartamente etj.

Pasuritë e sekuestruara
Gjatë 27 shtatorit 2017 me urdhër të gjykatës së Shkodrës, u bë sekuestro e pasurisë së biznesmenit Kacjolin Zefi, i cili sipas policisë së shtetit është i arrestuar për trafik droge në 29 nëntor 2016, teksa donte të kalonte nga porti i Durrësit 700 kg drogë. Kacjolin Zefit i janë sekuestruar 246 m2 pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze me vlerë 310 mijë euro makina dhe apartamente Automjetet i përkasin tipave luksoze si “Ferrari”, “Porsche”,

“Peugeot” me vlerë 10 mijë euro. Kush është Kacjolin Zefi
Kacjolin Zefi është arrestuar nga policia në datë 26 nëntor 2016, pasi akuzohet si porositës i 700 kg kanabis, që u sekuestruan në portin e Durrësit, me destinacion Italinë.Zefi u arrestua në Aeroportin e Rinasit dy ditë pasi u sekuestrua droga, teksa po kthehej nga Italia për në Shqipëri. Biznesmeni i konfesioneve Kacjolin Zefi, 51 vjeç u akuzua nga policia se kishte porositur lëndën narkotike, ndërsa shoferi që po e transportonte me kamion drejt Italisë u lirua. Policia e Shtetit vijon prej disa javësh aksionin për sekuestrimin e makinave luksoze dhe të pasurive që nuk e justifikojnë burimin. Pas Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Fierit dhe Beratit tashmë operacioni është shtrirë edhe në veri të vendit duke sjellë sekuestrimet. Po gjatë ditës së djeshme në Shkodër u sekuestruan aktiviteti tregtar i “Briland”shpk, me administrator Xhavit Kasemi./Shqiptarja

Next Post
Madridi paralizon financiarisht Katalonjën

OKB: Hetim rasteve të dhunës në Katalonjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In