Banesa e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit është qëlluar me breshëri arme ditën e sotme.
Nga të shtënat nuk ka informacion për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore.
Mësohet se nga burime policore se autorët kanë qenë dy persona të maskuar të cilët udhëtonin me një makinë Audi A4 ngjyrë gri me portobagazh.
Makina është e dëmtuar në pjesën e pasme pasi ka përplasur derën e banesës. Autorët kanë qëlluar me armë zjarri drejt një banese në qytetin e Laçit. Autorët janë të armatosur dhe u larguan drejt autostradës Milot – Thumanë.
Kujtojmë se disa muaj më parë, në Mars 2023, të njëjtës banesë iu vendos një sasi lënde eksplozive.
Nga ngjarja pati dëme të shumta materiale nga shpërthimi i fuqishëm.
Skënder Lika sapo kishte dalë nga burgu, pas 6 muaj vuajtje dënimi. Ai është babai i Llej Likës, i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Dhjetor të vitit 2021.
Ndërkohë që Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
/a.r











