Policia e kryeqytetit njofton se ka prangosur shtetasion Fejzo Zekaj.
38-vjeçari dyshohet se paratë e trafikut të drogës i kishte investuar në pasuri të palujatshme, duke blerë dhe ndërtuar pallate.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pikërisht për trafikun e drogës, pasi gjykata e Breshias kishte vendosur masën e arrestit me burg.
Kompania e Zekajt mësohet se ka ndërtuar kryesisht në zonën e Liqenit në Tiranë.