Familjarët e të arrestuarve të operacionit “Amiant” kanë shpërthyer në thirrje kundër trupës gjykuese pas dhënies së vendimit për të lënë në burg tre nga 6 të pandehurit. Një pjesë familjareve shprehet se i kanë marrë djalin, i cili sipas saj është i pafajshëm.
Ndërkohë një tjetër dëgjohet të thotë se të gjithë kanuar punuar për bukën e gojës dhe duhet të lirohen. Të mbledhur në korridoret e gjykatës të afërimit e të arrestuarve dëgjohen teksa bërtasin dhe hedhin akuza dhe fyerje.
“Janë të pafajshëm, janë për bukën e gojës të gjithë, po i dënoni kot. Ç’a është kjo punë kështu”, dëgjohet një tjetër grua dhe në sfond ka ulërima dhe bërtitje. Më tej dëgjohet zëri i një burri, i cili hedh akuza kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, “o të degjeneruar, i bëri ai Sali kurva këto”, dëgjohet të thotë ai.
Më pas shihet se një gruaja i bie të fikët gjë që alarmon të gjithë të pranishmit.
Më 20 shkurt Policia zhvilloi operacionin ”Amiant” ku në tragetin St Damian të linjës Brindisi- Vlorë u bllokuan fuçi dhe qese të cilat dyshoheshin se kishin përmbajtje të rrezikshme. Firma ”Delfini 1” i sillte këto produkte për pastrim kimik sipas saj kurse dyshohet se këto mbetje do të depozitoheshin në Shqipëri.
Mediat italiane zbuluan se ishin kryer dhe të paktën 15 importime të tjera nga Italia ndërsa analizat laboratorike treguan se këto mbetje nuk kishin përmbajtje radioaktive.
Gjykata ka vendosur sot që të lë në buirg tre nga 6 të arrestuarit të operacionit “Amiant” që u zhvilluar mbrëmjen e të premtes.
g.kosoavri