Një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në Përrenjas ndërkohë që bëhet e ditur se dy ditë më parë është paraqitur edhe në urgjencën e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ende janë të paqarta shkaqet e vdekjes së të riut ndërkohë që burime nga spitali pohojnë se mund të ketë pasur komplikime më vonë.
Ai ishte paraqitur pranë bluzave të bardha me temperaturë të lartë ku i ishte ofruar trajtimi përkatës.
Bluzat e bardha kanë treguar se i riu Besnik Kokonozi kishte marrë një qetësues dhe më pas ishte larguar ndërkohë që ditën e sotme familjarët e tij pasi ka ndërruar jetë kanë refuzuar ti bëjnë autopsi.
Sipas të njëjtave burime, simptomat që kishte shfaqur i riu ishin gripale ndërkohë që konfirmojnë se kishte temperaturë të lartë. /e.s/