Babai i yllit të PSG-së, Edinson Cavani, thotë se djali i tij duhet të largohet nga Franca dhe të luajë për Real Madridin, Manchester Unitedin, ose Juventusin. Cavani është pjesë e PSG-së që nga viti 2013 kur u largua nga Napoli dhe deri tani ka shënuar më shumë se 70 gola për kampionin francez edhe pse po luan në pozitën e tij jonatyrale. “PSG e solli atë që të luajë në sulm, por Edi luan si anësor. Ai nuk është i lumtur në atë pozitë”, ka thënë Luis Cavani për “Sport5”. “Ai nuk mund të ndihmojë skuadrën në mënyrën që do”.