• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I akuzuar për vrasjen në Laç: Unë sigurova uniformat e Policisë, qëllova pasi më plagosën, rrobat i dogja

by A R
29/06/2020 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dosja e Prokurorisë për Eduart Lamajn, autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë më 30 maj të dy biznesmenëve Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Marku, në Laç.

Lamaj shpjegon dinamikën e asaj dite, takimin e tij me 3 miqtë dhe hakmarrjen ndaj shtetasit Arjan Allamani, që sipas tij kishte një konflikt të vjetër që në 2007, për një sasi parash. Lama deklaron se qëllimi i tij ishte që të shkonin tek lokali i shtetasit Arjan Allamani, që t’ia largonin klientët dhe t’i shkaterronin lokalin.

“Më 30 maj, në orën 08.30 kam qenë në shtëpinë time, në lagjen nr.4 në Laç. Kam marrë në telefon një shokun tim të quajtur Klaudjo (identifikuar me vonë si Klaudjo Pepkolaj) dhe Olsi Vlashin, për t’u takuar. Në vendin ku lamë takimin erdhi dhe një shok tjetër, që ka shtëpinë afër nesh, Ilir Lika. Të katërt hipëm në automjetin tim, Golf 5, me ngjyrë të zezë, që e kam regjistruar në emër të Klaudios dhe bëmë një xhiro. Më pas, më dërguan në shtëpi, ku mora dy kapuça, material leshi dhe përgatita jelekët me mbishkrimin ‘Policia’. Iu kërkova të shkonim tek lokali i shtetasit Arjan Allamani e t’i largonim klientët e t’i shkatërronim lokalin. Me Allamanin kisha konflikt që në 2007, në Itali, pasi Allamani më vodhi 3000-4000 euro”, ka deklaruar Lamaj në dosjen e siguruar BalkanWeb.

Pasi janë kamufluar, janë nisur në drejtim të lokalit të Allamanit. Lamaj kishte me vete automatik dhe Lika pistoletë, ndërsa Oltion Vlashi dhe Klaudio nuk ishin të armatosur. Nga jashtë lokalit, kanë parë se brenda ndodhej kamerieri. Janë drejtuar tek parkingu dhe aty kanë gjetur një automjetet tjetër me drita ndezur dhe njerëz brenda. Lamaj ka marrë automatikun dhe ka hyrë në lokal.

“Jam futur brenda dhe kam kërkuar me sy kamerierin. Në atë moment kam dëgjuar të shtëna me armë zjarri në drejtimin tim. Tentova të largohem, por isha plagosur në këmbën e majtë. Kam rënë përtokë dhe kam qëlluar me armën që kisha me vete. Nuk kam qëlluar gjatë kohës që isha në këmbë, vetëm në momentin kur u rrëzova. Nuk kam parë nëse kishte persona në lokal, por vetëm flakët e shkrepjes se një arme zjarri. Pasi mbaruan krismat, kam kërkuar ndihmë pasi nuk lëvizja dot. Në atë moment erdhi Ilir Lika”, ka thënë Lamaj.

Ilir Lika ka tërhequr zvarrë Lamajn deri te makina, ku e ka futur në sediljen e pasme dhe e ka larguar nga aty. Në makinë kanë marrë edhe automatikun me të cilin qëlloi Lamaj. Pasi kanë lënë Lamajn në shtëpi, janë larguar me mjetin dhe automatikun në drejtim të paditur.

“Pasi shkova në shtëpi, familjarëve të mi iu thashë se jam vetëplagosur me armë zjarri dhe iu kërkova të mos më çonin në spital pasi mund të përfundoja në burg. Iu kërkova të m’i digjnin rrobat dhe që në atë moment kam qëndruar vetëm në shtëpi. Në darke kam parë në televizor se në lokalin ku ndodhi ngjarja ishin vrarë dy persona”, ka thënë më tej Lamaj.

Gjykata e ka lënë në burg Eduart Lamajn, si autor i atentatit në Laç, ku mbetën të vrarë dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj.

Next Post

Thaçi: Kemi 21 vite që përballemi me akuza, ndërsa në Serbi ka rënë heshtja e varrit për krimet e luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In