• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hysaj shumë pranë rinovimit me Napolin, palët caktojnë një tjetër takim për rinovimin

by Java News
16/07/2016 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elseid Hysaj dhe Napoli janë shumë pranë firmës për rinovimin e kontratës mes palëve. Edhe pse gjatë javës së kaluar pati “kërcënime” indirekte nga të dy kampet, duket se situata është qetësuar, ndaj është caktuar dita e enjte për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve dhe për të detajuar këtë çështje.

Elseid Hysaj

Takimi i parë mes menaxherit të Hysajt, Mario Xhiufredi dhe drejtorit sportiv të klubit, Kristiano Guintoli, nuk shkoi siç shpresohej. Arsyeja e mosmarrëveshjes ishte se Napoli insistonte që në kontratën e lojtarit të vendosej një klauzolë e lartë largimi, për të mbajtur larg skuadrat e tjera që  interesohen për mbrojtësin shqiptar.

Pas asaj mbledhjeje, Xhiufredi deklaroi se nëse çështja nuk zgjidhej shpejt, Hysaj do të fillonte të shihte rreth e rrotull për një sistemim të ri. Këto fjalë nuk i pëlqyen presidentit Aurelio de Laurentis, i cili nëpërmjet mediave la të kuptohej se nuk do të rrinte të merrej me të pakënaqurit.

Hysaj

Kjo shtyu Xhiufredin që të fliste përsëri publikisht, duke qartësuar se Hysaj dëshironte të qëndronte pjesë e Napolit dhe se ishte i bindur që do të kishte një zgjidhje të situatës.

Sipas asaj që raporton sot gazetari italian Xhanluka Di Marzio, palët do të kthehen në tavolinën e bisedimeve të enjten, ndërsa me shumë mundësi, do të firmoset menjëherë një akord për zgjatjen dhe përmirësimin e kushteve financiare të kontratës së Hysajt. Ndërkaq, pritet që të vendoset edhe një klauzolë largimi në marrëveshje, por jo aq e lartë sa kërkonte fillimisht klubi italian.

Next Post

"E menduam të riktheheshim në Shqipëri"/ Çastet e panikut të shqiptares pas grushtit të shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In