Në Selinë e Partisë Demokratike situata vijon të jetë një kakofoni e plotë. Pas 2 orësh komunikim me mediat të Sali Berishës, tashmë ka dalë kreu i PD-së Lulzim Basha.
Ai ka bërë deklarata të forta lidhur me zhvillimet e fundit, por edhe për Sali Berishën personalisht.
Lulzim Basha ia ka faturuar Sali Berishës 21 janarin, protestën e opozitës ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.
Gjatë konferencës për shtyp sot pasdite, i pyetur për hyrjen e Berishës në selinë e PD-së, Basha dha këtë përgjigje.
“Ai ishte një provokim. Megjithatë ne nuk bëjmë atë që bëri Sali Berisha në 21 Janar”, tha Basha.
/b.h