Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë kanë arrestuar shtetasin Gjergji Hali, 41 vjeç, banues në fshatin Drenovë.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas më datë 30.06.2017, në fshatin Milec-Ersekë, i ka vjedhur shtetasit A.T, 64 vjeç, 3 bagëti të trasha, të cilat 41-vjeçarit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në fshatin Drenovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
a.ç