• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hyri me forcë në konvikt, Veliaj mesazh Bashës: Mos u bëj si lac rrugësh!

by A R
05/02/2020 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj e ka cilësuar nje sjellje të padenjë atë të kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili u fut dje me forcë në Godinën nr.4 te Qytetit Studenti, se bashku me 4 te rinj jo studentë, duke dhunuar edhe recepsionisten. Ndonëse rregullorja e përcakton qartë se një person mund të futet brenda vetëm me autorizim të posaçëm, kreu i PD u fut brenda konviktit të studentëve pa leje.

Veliaj e krahasoi sjelljen e kreut të PD-se të ngjashme me atë të një laci që nuk njeh shtet apo ligj. “Për çfarë futesh me dhunë në konvikt? E para e punës, jo, s’ke të drejtë, se po ashtu i bie që çdo lac, çdo rrugaç, çdo trafikant, të futet dhe shkon te secila dhomë gocash, për qefin e vet.

“Unë jam lideri i opozitës”. E çfarë pastaj? Po kur vjen laci i radhës edhe futet nëpër konvikte, domethënë një njeri që nuk njeh autoritetin e shkollës, zihet me pastrueset e konvikteve, edhe me recepsionistën. Kush është student dhe ka qenë në konvikte e di fare mirë se ai rregull është vendosur për të ruajtur integritetin sidomos në vajzave në ato konvikte”, tha Veliaj.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Bashkiak, Veliaj theksoi se për sa kohë që Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk rikonstruktoi asnjë konvikt dhe nuk bëri asgjë për të përmirësuar cilësinë e studentëve.

“Pyetja është: Kishe 4 vite si nuk bëre një konvikt? Nuk i kemi bërë të gjitha, po 22 i kemi bërë. 4 që kanë mbetur ishte premtim i mbajtur, i kancelares Merkel kur erdhi dhe takoi kryeministrin Rama, dhe i tha do bëj 4 konvikte te Inxhinieria, që i ka bërë KfV-ja, ka dhe 4 tek Qyteti Studenti.

Po të futet Bashkia dhe t’i bëjë vjen figuranti që kishte te video e KLSH-së dhe thotë a ke shkelur, këto do t’i bëjë KfV-ja, pse po i bën Bashia, harxhon dy herë lekë. Pavarësisht se ne i bëjmë me donacion. Vajtëm i bëmë donacinonet, thanë kush janë këta donatorë që bëjnë konvikte. Keq kur i bëjmë konviktet, keq kur nuk i bëjmë.

Tani keq kur i bëjmë me para të taksapaguesve, keq kur i themi dikujt tani po ke marrë një punë në bashki, shko bëj një konvikt, një kopsht, një çerdhe, siç shumë prej jush jeni angazhuar në sponsorizimin qoftë të shtëpive për tërmetin, që një pjesë e madhe e juaja kanë pasur një preokupim të veçantë”, tha Veliaj.

/a.r

Next Post
“Ishin braktisur nga ndërtuesi… që kishte vdekur”, Lame jep tapitë e 4 pallateve në Tiranë

Bashkia e Tiranës jep 1 mijë kredi të buta, ja kriteret e reja dhe procedurat për të përfituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In