Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës pasi ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 20-vjeçare, pasi ka hyrë me forcë në banesën e saj. Policia informon se B.H, ka hyrë në banesën e 20-vjeçares dhe tentoi të kryejë marrëdhënien seksuale me dhunë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan shtetasin B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.
g.kosovari