Modelja e OnlyFans, 29 vjeç, e quajtur ‘Kim Kardashian meksikan’ ka humbur jetën pasi i është nënshtruar një operacioni për të rritur të pasmet e saj.
Joselyn Cano udhëtoi drejt Columbisë për të kryer këtë operacion, por nuk arriti më dot të rikthehej në Kalifornia, vendin ku ajo jetonte.
Modelja në Instagram kishte 12.8 milion ndjekës dhe kishte bërë shumë fansa për vete.
Varrimi i saj në Kalifornia u transmetua në internet këtë javë dhe shumë fansa dhe kolegë të saj i bënë nderime yllit të mediave sociale.
Zmadhimi i vitheve në Brazili kanë çuar në një numër të madh vdekjesh vitet e fundit. Shumë vajza udhëtojnë drejt Brazilit për të kryer operacione të lira.
Një studim zbuloi se shkalla e vdekjes nga kjo procedurë është 3,000 më e lartë se çdo operacion tjetër kozmetik, sipas USA Today.
/a.r