Një grabitje me dhunë ka ndodhur në Durrës ku autori është futur me forcë në një banesë dhe ka marrë një sasi parash.
Policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar i cili është arrestuar.
“Më datë 05. 08. 2018 u arrestua në flagrancë shtetasi F. Sh., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit A. E., 29 vjeç , banues në Durrës, të cilin e ka goditur dhe më vijim i ka vjedhur me dhunë një sasi parash shtetases H. M., 44 vjeçe. Nenet 139, 88 të Kodit Penal”, bëjnë me dije uniformat blu./a.m.