• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hyn në “lojë” edhe Antimafia e Barit, nën hetim një tjetër grup në Vlorë

by A R
29/10/2017 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tonelat e kanabisit të cilat nisen nga brigjet shqiptare drejt Italisë kanë detyruar autoritet e dy vendeve të ngrenë një tjetër grup të përbashkët hetimor.

Përveç task-forcës me antimafian e Leçes, Prokuroria e Krimeve të Rënda po bashkëpunon me antimafian e Barit.

Në fokus të punës së hetesuve te dy vendeve janë grupet qe trafikojnë drogë nga bregdeti shqiptar me destinacion Barin.  Prokurorët kanë mundur të identifikojnë një grup kriminal me qendër në Vlorë, i cili është mjaft aktiv ne trafikun e kanabisit.

Kjo bandë, sipas të dhënave të siguruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk përdor vetëm bregdetin e Vlorës, ka nisur ngarkesa edhe nga Divjaka dhe Kavaja.

Hetimi me antimafian e Barit ka disa kohë që ka nisur dhe është duke u dokumentuar veprimtaria e grupit kriminal.

Rreth  një vit më parë për shkak  te situatës së krijuar me trafikun e drogës antimafia italiane kërkoi nga prokuroria shqiptare që të ngrihen grupe hetimore te përbashkëta, shkruan Klan.

Rezultatet e para bashkëpunimi i dha me goditjen e rrjetit te Habilajve.  Krahas provave të mbledhura nga prokuroria e Katanias krimet e rënda arritën të faktojnë se Habilajt kanë kultivuar disa mijëra rrënjë kanabis në Treblove të Vlorës, parcela  të cilat u shkatërruan ne një operacion të drejtuar nga Krimet e Rënda.

Bashkëpunimi me antimafian italiane për çështjen e trafikut të drogës u kërkua dhe në vizitën që kreu i këtij institucioni pati në Tiranë në shkurt të këtij viti dhe po ashtu edhe ne takimin e kryer këtë javë mes ministrave te Brendshëm të dy vendeve.

Next Post
“Rama aktron me shpresën se do t’i shpëtojë Drejtësisë”

"Rama aktron me shpresën se do t’i shpëtojë Drejtësisë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In