• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hyn në fuqi marëveshja bërthamore mes Iranit dhe SHBA

by Java News
18/10/2015 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja historike bërthamore mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara hyn sot në fuqi. Pas muajsh me negociata marrëveshja u arrit në muajin korrik. Tani mbetet puna e vështirë për zbatimin e saj. Në se Irani i përmbush kushtet e marrëveshjes, kjo do t’i hapte rrugën heqjes së sanskioneve ndaj tij.  Marrëveshja hyn në fuqi një ditë pasi Teherani i hodhi poshtë akuzat amerikane dhe franceze se provat e kohëve të fundit me raketa me rreze të gjatë veprimi shkelin rezolutat e OKB-së.

Duke folur dje në Teheran, ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif tha se “asnjëra nga raketat e Iranit nuk është projektuar për t’u pajisur me kapacitete bërthamore”:

“Ne jemi të bindur se provat tona me raketa nuk shkelin Rezolutën 2231 të OKB-së, e cila përmend vetëm raketat që mund të mbajnë mbushje bërthamore. Por Irani nuk ka prodhuar ndonjë raketë për këtë qëllim. Pra, ne mund të themi se programi ynë i raketave ka për qëllim mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe nuk ka asnjë lidhje me rezolutat e OKB-së”.

Komentet e zotit Zarif erdhën një ditë pasi ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Powers tha se raketat me rreze të mesme veprimi kanë “aftësinë për të bartur armë bërthamore”.

Ajo shtoi se Uashingtoni do të përgjigjet me “masat e duhura” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorja Powers i tha Zërit të Amerikës se pretendimet për shkelje nuk kanë të ngjarë të ndikojnë në zbatimin e marrëveshjes bërthamore të arritur në korrik mes Teheranit dhe gjashtë fuqive të mëdha.

Zëri i Amerikës VOA

Next Post

Shpat Kasapi flet për lidhjen e tij të vjetër me Afërdita Dreshaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

February 23, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

February 23, 2026
Horoskopi mujor korrik 2023: Ja shenjat më me fat

Fundi i shkurtit me turbulenca në marrëdhënie, financa dhe rikthim i së kaluarës! Parashikimi i horoskopit javor nga Chrysanthi Kalogeri

February 23, 2026
Ylli Manjani ironizon protestat e PD-së: U bë si punë falli, se me 2 se me 22 do marrësh një haber…

Ylli Manjani ironizon protestat e PD-së: U bë si punë falli, se me 2 se me 22 do marrësh një haber…

February 23, 2026
Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raportin do ta hartojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raportin do ta hartojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS

February 23, 2026
Qeveria planifikon të japë bonus për pensionistët edhe këtë fundvit

Qeveria planifikon të japë bonus për pensionistët edhe këtë fundvit

February 23, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Shembja e rrugëve, si shembja e “idhujve”

February 23, 2026
“Votë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut”, zbardhet raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Kuvendin

“Votë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut”, zbardhet raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Kuvendin

February 23, 2026
“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

February 23, 2026
Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In