• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hyn në fuqi ligji i ri i pronave, si ndryshon skema për më shumë se 25 mijë pronarë

by Java News
16/12/2022 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 10 mijë dosje do të rivlerësohen nga e para me skemën e re. Ligji i ndryshuar është botuar një ditë më parë në fletoren zyrtare, ndërsa të penalizuar janë ata pronarë që preken nga ndryshimi i zërit kadastral, të cilët do të duhet të mjaftohen vetëm me 10 për qind të vlerës që ka prona sot në treg.

Por një ndryshim i rëndësishëm është edhe hapja e afatit për dosjet e patrajtuara në fazën e parë. Janë më shumë se 7 mijë dosje, një pjesë prej të cilave në Gjykatën e Shkallës së Parë, të cilat do të rimerren në shqyrtim nga Agjencia e Pronave. Afati për rivlerësimin e tyre përfundon në 31 dhjetor 2024.

SKEMA E RE

Kështu, pavarësisht kontestimeve dhe betejave ligjore me grupet e interesit, qeveria nuk hoqi dorë nga skema e vlerësimit të pronës, bazuar mbi zërin kadastral të saj në kohën e shpronësimit. Pra, nëse ka qenë tokë bujqësore, vlera e kompensimit do të jetë për tokë bujqësore dhe nëse ka qenë tokë truall, do të kompensohet si e tillë edhe sot. Por gati gjysma e vendimeve janë pasuri që kanë qenë jashtë vijës së verdhë, ndërsa sot kanë statusin e tokës truall.

Këto familje do të përfitojnë vetëm 10 për qind të vlerës që kjo pronë ka sot në treg. “Vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare duhet të sigurojë që vlera e përgjithshme e kompensimit, pavarësisht formës së kompensimit, të jetë jo më pak se 10 për qind e vlerës së pronës, të llogaritur sipas zërit kadastral aktual. Për këtë qëllim, kur pronës së njohur për kompensim i ka ndryshuar zëri kadastral, si dhe nga vlerësimi i vendimeve përfundimtare, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, rezulton që subjekti i shpronësuar përfiton më pak se 10 për qind të vlerës së pronës së llogaritur sipas zërit kadastral aktual, prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral aktual”, thuhet në ligj.

Gjithsej, janë më shumë se 25 mijë vendime në pritje të ekzekutimit. Në ligjin e ndryshuar përcaktohet që për rastet kur është njohur e drejta e kthimit dhe kompensimit të pronës, qytetarët do të marrin diferencën kur vlera e pronës së kthyer është më e ulët se vlera e pronës së mbetur për kompensim. Por, kjo do të ndodhë në ato raste kur nuk ka ndryshim të zërit kadastral. Pra, toka ka të njëjtin status si në kohën e konfiskimit. Në të kundërt, pra, kur një sipërfaqe toke, e cila ka qenë jashtë vijës së verdhë, ose tokë bujqësore dhe sot është tokë truall, pronarët do të marrin vetëm 10 për qind të diferencës. Thënë më thjeshtë, nëse diferenca mes pronës së kthyer dhe asaj të mbetur për kompensim pas rivlerësimit rezulton 10 milionë lekë, pronarët do të marrin vetëm 1 milionë lekë.

AFATI

Ligji i ndryshuar përcakton edhe zgjatje e afatit me dy vite, përkatësisht deri në 31 dhjetor 2024 për shqyrtimin e dosjeve të patrajtuara. “Brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon vlerësimin e vendimeve përfundimtare për çdo rast kur ka ndryshuar zëri kadastral sipas neneve 1 dhe 2 të këtij ligji. Subjektet që kanë tërhequr kërkesat e patrajtuara për njohjen e pronës ose i janë drejtuar gjykatës së shkallës së parë, sipas parashikimit të pikës 2 të nenit 34, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë të drejtë të heqin dorë nga gjykimi i çështjes dhe të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë për shqyrtimin e dosjes.

Kur subjekti nuk heq dorë nga gjykimi i çështjes, gjykata kryen njohjen e së drejtës së pronësisë në përputhje me parashikimet e ligjit”, thuhet më tej në ligj ku përcaktohet po ashtu edhe indeksim deri në ekzekutimin përfundimtar të vendimeve të kompensimit, për vendimet e kompensimit, të cilat janë bërë përfundimtare, të paekzekutura sipas afateve të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative dhe të plotësuara me dokumentacionin e nevojshëm, në përputhje me kërkesat e parashikuara në formularin e aplikimit. Kjo do të thotë që masa e përfitimit do të indeksohet për çdo vit vonesë në ndarjen e kompensimit./Panorama

Next Post
VIDEO / Shpërthen akuariumi cilindrik më i madh në botë, dy persona plagosen

VIDEO / Shpërthen akuariumi cilindrik më i madh në botë, dy persona plagosen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

December 25, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kërshndella të paqta në Shqipëri e përtej

December 25, 2025
VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

December 25, 2025
Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

December 25, 2025
Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

December 25, 2025
Avokati i Popullit/ Ndregjoni i zhgënjyer nga Berisha: I shkova çdo ditë poshtë ballkonit…

“Avokati i Popullit që e kthen në vitin 1994”/ Besim Ndregjoni: Çorba e marrëveshjeve që e mbyti PD-në

December 25, 2025
Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

December 25, 2025
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

December 25, 2025
Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

December 25, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 dhjetor 2025

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com