• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hyjnë në fuqi taksat e reja për 2019, cilat janë lehtësitë fiskale për bizneset

by Java News
01/01/2019 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka hyrë në fuqi paketa fiskale 2019 dhe taksat e reja që kjo paketë përfshinë. Kështu bizneset do të paguajnë më pak taksa gjatë këtij viti. Një nga ndryshimet është rritja e pragut të atyre bizneseve që do të tatohen me 5% nga 8 mln në 14 mln. Në një intervistë për News24 drejtori i politikave fiskale në ministrinë e financave Niko Lera thotë se nga ky ndryshim përfitojnë rreth 28 mijë biznese.

“Ne kemi në Shqipëri 110 mijë biznese aktive të regjistruara ku hyjnë kompani dhe biznese të vogla. Nga këto 110 mijë kompani 91% e tyre paguan tatim ose 0% ose 5% dhe vetëm 9% e biznesit prej 109 mijë paguan tatim 15% mbi fitimin neto që realizon. Çdo të thotë kjo? Vetëm 10 mijë biznese paguajnë 15% taksë mbi fitimin neto. Ndërsa 71 mijë biznese nuk paguajnë tatim. Pra 65 % operatorë ekonomik në Shqipëri e numrit total të tyre paguajnë 0 tatim ndërkohë që 28 mijë biznese apo 26% e numrit total paguajnë tatim vetëm 5%. Ky është propozimi i bërë”, sqaroi Lera.

Një tjetër lehtësi do të kenë edhe investitorët në agroturizëm të cilat do paguajnë taksa minimale me qëllim nxitjen e këtij sektori.

“Të gjithë subjektet që zhvillojnë veprimtari në fushën e agrobiznesit do të paguajnë 5% tatim mbi fitimin neto që realizojnë dhe do iu ofrojnë klientëve shërbim akomodimi apo çdo lloj shërbimi tjetër në fermë me 6% TVSH pra ne vendosim në kushte të njëjta turizmin elitarë dhe agrobiznesin në mënyrë që të rritet numri i agrofermave”, tha Lera.

Qeveria parashikon lehtësira edhe për kooperativat bujqësore.

“U synua të incentivohen dhe sektorë të caktuar si synojmë të incentivojmë kooperimin në bujqësi. U ul barra fiskale e shoqërive të bashkëpunimit bujqësore nga 15% në 5% synimi që të ulet kooperimi. Incentivë tjetër stimulimi i agrobiznesit. Kemi përjashtuar nga TVSH investimet diellore po kështu bëmë dhe përjashtime të tjera si p.sh u përjashtuan inputet bujqësore”, u shpreh Lera.

Paralelisht me këto ndryshime hynë në fuqi edhe paga minimale e cila do të jetë 26 mijë lekë në muaj.

“Paga minimale është rritur në mënyrë periodike dhe ajo nuk ishte rritur në 2017 dhe kishte dy vjet që nuk ishte rritur. Paga minimale në mënyrë që të rritet shuma që përfitojnë punonjësit me paga të ulëta por njëkohësisht edhe për të krijuar mundësi që mbi bazën e pagës të rriten dhe kontributet që do te thotë duke paguar diçka më shumë sot do të përfitojnë më shumë nesër ne kemi llogaritur që kjo rritje e pagës minimale të gjenerojë 1.7 md lekë fonde të cilat do te shkojnë në fondin e Institutit te sigurimeve shoqërore”, deklaroi Lera.

Disa ndryshime të tjera që hyjnë në fuqi që nga 1 janari i vitit të ardhshëm janë edhe ulja e dividentit nga 15 në 8%, janë përjashtuar nga TVSH investimet diellore, inputet në bujqësi si dhe ambalazhet e plastikës./a.meta

Next Post
Përfshihet nga flakët banesa e familjes shqiptare, rëndë nëna e dy fëmijët

Shkodër, digjet banesa, vetëm dëme materiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In