• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shtohen kërkesat, Hungaria pezullon procesin për azilkërkuesit

by
24/06/2015 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hungaria  thotë se do ta pezullojë procesin për azilkërkuesit e regjistruar brenda kufijve të saj, për shkak se shtimi i valës së refugjatëve është i papërballueshëm për infrastrukturën e vendit.

Një zëdhënës i qeverisë bëri të njohur të marten në mbrëmje se Hungaria i ka informuar partnerët e saj në BE për pezullimin e përkohshëm. Meqenëse ky veprim bie në kundërshtim me rregullat e BE-së, nuk është i qartë reagimi i anëtarëve të tjerë të bllokut.

Ky njoftim i Hungarisë i referohet një marrëveshjeje mes anëtarëve të BE-së, sipas së cilës azilkërkuesit mund të udhëtojnë lirisht brenda BE-së, por si qendër duhet të kenë vendin ku kanë hyrë për herë të parë, për të ndjekur procedurat ligjore.

Hungaria është goditur rëndë nga shtimi i numrit të refugjatëve vitin e kaluar, krahas me Greqinë dhe Italinë, që janë pika të tjera hyrjeje për refugjatët që përpiqen t’i largohen dhunës në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

Javën e kaluar zyrtarët hungarezë njoftuan planet për ndërtimin e një gardhi 4 metra të lartë përgjatë 175 kilometrave të kufirit me Serbinë, për të çrrënjosur fluksin e imigrantëve të paligjshëm. Shifrat qeveritare tregojnë se policia hungareze ka kapur mbi 60 mijë njerëz deri tani këtë vit, të cilët përpiqen të hyjnë ilegalisht në Hungari, krahasuar me rreth 43 mijë që ishte kjo shifër gjatë gjithë vitit 2014.

Mbarë Europa po përpiqet të zgjidhë çështjen e fluksit në rritje të imigrantëve gjatë vitit të kaluar. Qindra refugjatë kanë humbur jetën në det, ndërsa përpiqeshin të kalonin përmes rrugës së rrezikshme nga Afrika Veriere për në ishujt europianë, me anije të vjetra, të mbingarkuara.

Udhëheqësit e BE-së kanë në plan të diskutojnë këtë javë lidhur me shpërndarjen me drejtësi të imigrantëve që kanë mbërritur gjatë këtij viti në brigjet italiane dhe greke. Komisioni Evropian ka propozuar sistemimin e 40 mijë refugjatëve në disa vende evropiane në dy vitet e ardhshme. VOA

Next Post

Të ardhurat në buxhet, Financat: U rritën me 5%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

March 5, 2026
Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

March 5, 2026
Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In