Hungaria mbylli në mesnatë kufirin e saj me Kroacinë për imigrantët, një muaj pasi bëri të njëjtën gjë me kufirin serb, njoftoi sot ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, pas përfundimit të një barriere tjetër kundër imigrantëve.
Më shumë se 170 000 persona kanë hyrë në Hungari nëpërmjet Kroacisë që prej 15 shtatorit, datë në të cilën Budapesti mbylli kufirin e saj me Serbinë.
Kritikuar për këto masa, Hungaria konfirmoi përmbushjen e detyrimeve për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.









