Qeveria hungareze ka deklaruar se ka përfunduar gardhin e saj kufitar në kufi me Kroacinë, i cili është bërë për arsye të frenimit të fluksit të refugjatëve. “Ne jemi gati për të mbyllur kufirin,” tha zëdhënësi i qeverisë Janosh Lazar, transmeton Gazeta Blic. Qeveria hungaree do të vendosë një datë për nënshkruar mbylljen e kufirit në ditët e ardhshme, duke shtuar se mbyllja e kufirit duhet të bëhet para zgjedhjeve parlamentare kroate, të cilat do të mbahen me datën 8 nëntor.
Gardhi kufitar me Kroacinë, ka ngritur tensione mes Budapestit dhe Zagrebit. Zyrtarët e Kroacisë kanë deklaruar se ndërtimi i gardheve kufitare nuk është zgjedhja e duhur për të frenuar fluksin e madh të refugjatëve.
Hungaria si shtet anëtar i BE-së ka qenë një ndër vendet kryesore të tranzitit për dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë që udhëtonin nga Ballkani Perëndimor drejt Gjermanisë, transmeton Gazeta Blic.