• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humor zviceran për ndeshjen Zvicër-Shqipëri: Jemi ne apo nuk jemi ne ?!

by Aalison Pearse Stevens
12/06/2016 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futbollistët shqiptarë nga Kosova të lindur, rritur dhe natyralizuar në Zvicër, pjesë e futbollit dhe kombëtares zvicerane, e kanë përmirësuar gati 100 % imazhin e keq të shqiptarëve nga Kosova, që i njiheshin vetëm si punëtorë ndërtimi dhe shpërndarës droge.

Imazhi i Xherdan Shaqirit është imazhi i kombëtares të Konfederatës Helvetike. Kjo është bukuria e Zvicrës! Shtypi zviceran ka bërë humor në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Zvicër, pasi kombëtarja zvicerane ka në përbërjen e saj gjashtë lojtarë shqiptaro-zviceranë me origjinë nga Kosovës, sikur edhe ndërsa kombëtarja e Shqipërisë ka pesë lojtarë të Kosovës e të natyralizuar në Zvicër.

Karikatura është botuar në Zvicrën frankofone, frëngjishtfolëse, të djelën që shkoi më 5 qershor nga gazeta Le Temp me titullin: La Suisse joue contre l’Albanie – Zvicra luan kundër Shqipërisë. Autori i karikaturës është artisti i njohuri Chappatte, Patrick Chappatte, i lindur në Karaçi të Pakistanit, me prindër njëri zviceran dhe tjera libaneze që karikaturat e tij i boton tek Le Temps, Neue Zürcher Zeitung (Edicioni i së Djelës) dhe International New York Times. Ka punuar edhe për The New York Times dhe Newsweek.

Karikaturat e tij reflektojnë realitetin në Zvicër dhe në botë. Pra Chappatte është një karikaturist i angazhuar. Ai jeton midis Los Angeles dhe Gjenevës.

Edhe karikatura në fjalë është pjesë e realitetit në Zvicër, të cilin Chappatte e njeh shumë mirë, sepse është pjesë e këtij realiteti.

Së pari, Zviceranët janë patriotë, kjo as që diskutohet. Kjo kuptohet shumë mirë në karikaturën në fjalë, kur sheh simbolet zvicerane, veshjet, Hopp Schwiiz, t-shirtet, kapelet, shalli e gjithçka, por janë tolerantë dhe me botkuptim multikultural.

Në foto shihen dy tifozë zviceranë, ndofta burrë e grua që janë duke ndjekur ndeshjen Zvicër-Shqipëri nga televizori i shtëpisë së tyre ndërsa komentatori sportiv përshkruan kalimin e topit:

“Topin e ka Graniti për Blerimin, i cili ia pason Xherdanit.

Vetëm emra shqiptarë!

Atëherë zonja pyet me të drejtë: Po a jemi ne apo nuk jemi ne!”

ma.me

Next Post

De Biasi thumbon Canën për kartonin: Një 33-vjeçar duhet ta kontrollojë veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In