Kur na ndajnë edhe 4 ditë nga dita e zgjedhjeve, në rrjetët sociale sa vjen dhe thellohet ironia dhe humori me politikanët. Në fakt, edhe vetë fushata në thelb, ka qenë me tepër e fokusuar në batuta, sesa në programe konkrete.
Dy fotot e mëposhtme janë bërë virale në rrjet. E para tregon Nard Ndokën, i njohur për laspsuset e tij, ndërsa e dyta Dashamir Shehin.
“Nëse vrapon rreth kutisë së votimit me 87 km/h ke mundësi të votosh dy herë”, ironizon rrjeti Ndokën, i cili është veshur si një mësues dhe po qëndron para dërrasës së zezë.
Ndërsa në foton tjetër shihet Dash Shehi në rolin e një gjahtari, por që gjahu i tij i rri mu përpara syve. Për më tepër shihni fotot.