• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbjet e Athinës e Selanikut dhe “hajmalia” Beleri

by Martin Leka
16/10/2023 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dje ka pësuar një “shok” të vërtetë politik. Ka humbur jo pak, por dy emblemat e Greqisë politike: Athinën dhe Selanikun. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatët që mbështeste qeveria e Mitsotakis kanë humbur bashkitë kryesore të Greqisë, Athinën e Selanikun. Kostas Bakojanis, që është edhe i afërm i kryeministrit grek, ka rezultuar humbës përballë Haris Doukas, kandidat i mbështetur nga PASOK. Në Selanik, qytetin e dytë më të madh pas Athinës, fitues është shpallur Stelios Angeloudis, që kandididoi si i pavarur por që u mbështet në këtë fitore gjithashtu nga PASOK, përballë Konstandinos Zervas, kandidatit të Demokracisë së Re të Mitsotakis.

Vetë kryeministri grek nuk e ka fshehur dot keqardhjen deri në zemërim për këtë humbje që edhe pse në përqindje në shkallë kombëtare  doli fitues, balotazhi tregoi shumë më tepër se sa përqindja.

Duke humbur Athinën e Selanikun, Mitsotakis ka humbur zemrën e Greqisë. Tashmë në mënyrë figurative, kryeministri grek do të duhet të mendojë mirë për të ardhmen e tij dhe të Demokracisë së re, pa “zemër”. Ka një ngjashmëri me zgjedhjet lokale te vitit 1992 në Shqipëri, ku ndërsa partia Demokratike fitoi pushtetin qendror në Mars, tre muaj më vonë, humbi zgjedhjet lokale në një rast të paprecedentë. Pak a shumë, e tillë duket edhe situata në Greqi, ku pritet që gjithnjë e më shumë llogaritë elektorale të jenë në një tjetër barometër nga ai që tregonte motin politik para ditës së djeshme. Kjo duket edhe nga fjala e kryeministrit grek Mitsotakis, i cili edhe pse nuk e ka fshehur dot trishtimin e zhgënjimin e tij për humbjen e Athinës e Selanikut kur tha mbrëmë se “kjo nuk është një natë e mirë për Demokracinë e Re”, por nga ana tjetër, ka theksuar se “është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta”.

Mesazhet politike të qytetarëve grekë në kutitë e votimit u dhanë dhe ato do të lexohen më qartë në ditët në vijim. Ndoshta pritet që konfigurimi i ri politik të përfshijë ngjarje interesante që mund të zhvillohen në opozitë, qoftë me ndryshimin e lidershipit të partisë kryesore të opozitës, qoftë edhe me atë PASOK, parti e cila mbështeti fituesit aktualë të bashkive të Athinës e Selanikut.

Përtej zhvillimeve politike në fqinjin tonë jugor, humbjet e kandidatëve të Athinës e Selanikut kanë padyshim edhe një lidhje me Shqipërinë. Me saktësisht me Himarën. Akoma më saktësisht me Fredi Belerin.

Dy kandidatët humbës, Kostas Bakojanis, ish-kryebashkiaku i Athinës dhe Haris Doukas i Selanikut, pak javë më parë, në një rast të padëgjuar, erdhën në Shqipëri dhe morën pjesë në mitingje në Himarë në mbështetje të kandidatit të shumëpërfolur Fredi Beleri i arrestuar dhe akuzuar për korrupsion zgjedhor.

Siç duket, “hajmalia” e Belerit si dhuratë për ndihmën paska qenë ogur i keq për ta. Duke mbështetur një të inkriminuar, humbën!

pena.al

Next Post
Samiti i Procesit të Berlinit, Kurti pritet të takohet me kancelarin Scholz

Samiti i Procesit të Berlinit, Kurti pritet të takohet me kancelarin Scholz

Comments 1

  1. Konstantina Janullica Vangjelis Mitisotakiiiis Beleris n’gopis…. says:
    2 years ago

    Kush ha mut, erë muti e haléje do të bjerë….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In