• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Humbja vret edhe fitimtarët

by Lorenc Vangjeli
10/03/2017 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Nuk ka marrë kthesë, por ka vazhduar në të njëjtën tatëpjetë politika shqiptare. Edhe opozita, edhe qeveria, e para me deklarime të nxehta, e dyta me pritje të ftohtë, kanë hyrë në një kurs përplasjeje direkte. Një kurs ndeshjeje që nuk parathotë asgjë të mirë për të nesërmen e të dy palëve dhe mbi të gjitha, nuk premton asgjë të mirë për të nesërmen e vendit. E nesërmja paraqitet në disa versione, ose njëra, ose tjetra, ose të dyja njëkohësisht do të dëmtohen nga përplasja ballore. Përtej këtyre versioneve, është pothuaj aksiomë që në të tre rastet, ndeshja ekstreme drejt të cilës premtohet se do të shkohet së paku nga opozita, dëmton gjithë vendin.

Nga dita e parë e protestës në 18 shkurt, tek thirrjet pothuaj për luftë më pas, (luftë doni, luftë do të keni!), nga pothuaj gatishmëria për t’u ulur për bisedime në të premten e shkuar, në pothuaj vendimmarrjen e një jave më pas, për mospjesmarrje në zgjedhje, ngjan se ka kaluar si në një film me xhirim të shpejtë, pothuaj gjithë historia e postpluralizmit shqiptar. Me një “mungesë” ende fatlume, vitin e kobshëm 97’ dhe stinën e frikshme të vjeshtës 98’. Si në një film që shihet me xhiro të shpejta, në këto tre javë me opozitë në shesh, është parë edhe tensioni i 91-shit, i 92-shit, 94-ës, 96-ës, 2001-shit, 2005-ës, 2007-ës dhe 2009-2011-ës. Nga 97’-98’ kanë kaluar 20 vjet. Dhe 20 vjet më pas duket se Shqipëria po hyn me këmbën e majtë në një stinë dhe në një spirale krize të paralajmëruar, nga e cila do të jetë shumë e vështirë të dilet. Dhe kur të dilet, as Shqipëria dhe as aktorët politikë, me shumë gjasa nuk do të jenë më të njëjtët.

Historia po përsëritet me pothuaj të njëjtën retorikë, me më shumë liri qytetare, por dhe me më shumë liri e pavarësi nga logjika e ftohtë; të gjithë shohin greminën e hapur përpara, por askush nuk po bën hapin e parë për të ndaluar. Për t’u mbushur me frymë. Për t’i dhënë kohë kohës. Sepse kriza e kohës është e para krizë që mund të pranohet zyrtarisht se ka nisur.

Reforma në drejtësi, e votuar me konsensus të plotë në korrikun e shkuar ka hyrë në ngërç. Institucionet e reja të parashikuara për t’u ngritur në mënyrë bipartizane mungojnë dhe do të mbesin ende të bllokuar. “Shtëpia” e vjetër e drejtësisë është premtuar se do të shembet dhe është në shembje e sipër, është vizatuar arkitektura e plotë e shtëpisë së re të saj, por ajo ka mbetur në skela. Për punë ditësh, një figurë simbolike e republikes parlamentare duhet të lerë zyrën e presidentit dhe Shqipëria duhet të njohë presidentin e ri. Por deri më tani nuk ka ende asnjë identikit të portretit të tij, pa llogaritur që në këtë rast, procedura e zgjedhjes ka pothuaj po aq rëndësi sa dhe vetë emri i të zgjedhurit/ të zgjedhurës.

Dy pushtetet e tjera, legjislativi dhe ekzekutivi janë në fund të mandatit dhe mandati i ri – vazhdueshmëria e qeverisjes normale të vendit – është nën kërcënim nga kërcënimi i opozitës për të mos u bërë palë në zgjedhje. Në të gjitha rrethanat, vota është e drejtë, por jo detyrë dhe detyrim dhe nëse opozita nuk e ushtron këtë të drejtë, mund të ketë teorikisht zgjedhje, por ato nuk do të prodhojnë zgjidhje. Do të afrojnë legjitimitet numerik, por jo legjitimitet politik dhe moral, çka do të helmonte klimën për çdo skemë të re qeverisëse në raport me moralin dhe me vetë opozitën e qytetarëve kundër, të papërfaqësuar në institucione. Media është në turrën e druve si një nga aktorët, autorët dhe fajtorët dhe si shkak për pasojën që po jeton gjithë shoqëria. Edhe ajo është tashmë një pushtet që i është cënuar rëndë besueshmëria. Sidomos në një kohë kur mungojnë apo nuk dallojnë autoritetet morale, jashtë tre pushteteve kushtetues dhe medias.

Edhe kësaj here, si përherë ngjan se zarat janë hedhur për t’u luajtur të gjitha për të gjitha. Me zgjedhjet e qershorit në prag, natyrisht janë të lidhur shumë fate individualë politikanësh. Edhe kësaj here si përherë qërshori ngjan si beteja finale e një lufte finale. Për disa individë në politikë, mund të jetë edhe kështu. Parë nga kjo optikë, duket se kursi i përplasjes mes qeverisjes dhe të qeverisurve është i pashmangshëm. Por parë nga një optikë tjetër, nga pranimi i aksiomës se Shqipëria është padyshim shumë, shumë më e madhe se një mandat qeverisës, gjithçka ngjan tërësisht e stisur dhe artificiale.

Në këtë krizë kohe ka ende thërrime kohe në dispozicion për të shmangur të ligën. Vlen më shumë një kujdes i ekzagjeruar, sesa një ndërhyrje e mëpasme e vonuar, më mirë parandalimi sesa kurimi. Sepse nuk ja vlen të preket fundi për të pritur të rinisë ngritja. edhe për fitimtarët, edhe për humbësit. Sepse në një rast të tillë, humbasin të gjithë!

Next Post
Juncher i “kërkon llogari” Trump: Qartëso çfarë ke ndërmend për NATO-n

Juncker: Do të vijë dita, që britanikët të kthehen në 'anijen' evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
Neres fundos Bolonjën në finale, Napoli fiton Superkupën

Neres fundos Bolonjën në finale, Napoli fiton Superkupën

December 22, 2025
Shuhet në moshën 74-vjeçare Chris Rea

Shuhet në moshën 74-vjeçare Chris Rea

December 22, 2025
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

December 22, 2025
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Protesta e Berishës u bë për të larguar Tikun nga bulevardi dhe Salianjin nga partia

December 22, 2025
Rritja e ekstremit të djathtë në Spanjë përcakton rezultatin e zgjedhjeve rajonale

Rritja e ekstremit të djathtë në Spanjë përcakton rezultatin e zgjedhjeve rajonale

December 22, 2025
Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

December 22, 2025
“Largohu dhe ik”, Flamur Noka përplaset me gazetarin: S’marr pushkën unë djalosh

“O Muli ti je hajdut për vete, je babai i mushkës”/ Përplaset me komentuesit Flamur Noka: O bir, të kam vjedhur gjë?

December 22, 2025
Curri: Rama nuk bën gabim! Studenti im 24-vjeç është duke vdekur sot në paraburgimet e SPAK-ut

Curri: Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës se duan të krijojnë qeveri teknike, u erdhi dita

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In