• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja që lë pas boshllëk

by Roland Lami
19/03/2026 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Vdekja e të rinjve nga kanceri apo arresti kardiak prej kohësh po përjetohet mes nesh si një statistikë sezonale, pothuaj si një grip që kalon nga një trup te tjetri. Mirëpo, ky realitet nuk është thjesht biologjik, ai është thellësisht shoqëror dhe filozofik. Përballë shpeshtësisë së këtyre humbjeve, shoqëria duket se është mësuar me to, duke i pranuar gjithnjë e më pak si tronditje dhe gjithnjë e më shumë si pjesë të zakonshme të realitetit.

Ky banalizim dhe pranimi i vdekjes së të rinjve si normalitet ka një kosto të lartë. Ai e zhvesh vdekjen nga pesha e saj morale dhe e bën jetën të duket e lehtë, pothuaj e zëvendësueshme, kur ikja e një të riu nuk trondit më askënd. Në këtë mënyrë, shoqëria fillon të humbasë ndjeshmërinë, duke e përjetuar humbjen jo si dramë, por si një fakt të zakonshëm që nuk kërkon më reflektim të thellë.

Humbja e një miku të mirë dhe një individi të spikatur publik në këtë kontekst bëhet edhe më e rëndë. Jo vetëm sepse ishte një djalë i mençur, një njeri që mbante gjallë marrëdhënien me librin në një epokë algoritmesh dhe përgjigjesh të shpejta, por sepse ai përfaqësonte një formë rezistence. Të lexosh, të reflektosh, të guxosh të adresosh problemet e demokracisë në një kohë konsumi dhe në një shoqëri si e jona është një akt kundër rrjedhës.

Në një kohë ku opinioni shpesh zëvendëson dijen dhe reagimi i menjëhershëm zëvendëson reflektimin, ai zgjidhte rrugën më të vështirë, të menduarit kritik. Mendimi i tij nuk ishte i zhurmshëm, por i qëndrueshëm. Ai shpesh nuk kërkonte vëmendje të shpejtë, por kuptim të thellë.

Pikërisht kjo e bënte të veçantë jo vetëm si mik, por si një zë që i jepte peshë fjalës dhe seriozitet debatit.

Ky rast duhet të na bëj të kuptojmë se vdekja e njerëzve të mirë nuk është thjesht një ngjarje individuale, por një boshllëk që vazhdojmë e ndjejmë çdo ditë. Kur njerëz të tillë nuk janë më mes nesh, ata lënë një hapësirë që nuk mbushet thjesht me fjalë apo zëra të rinj. Kujtimi i tyre na bën të ndalemi, të reflektojmë dhe të vlerësojmë thellësisht çfarë do të thotë të jetosh me mendim, guxim dhe ndershmëri. Është boshllëku i tyre që na thërret të mos harrojmë, të ruajmë vlerat që ata përfaqësuan dhe të krijojmë hapësirë për reflektim të vërtetë në botën që vazhdon të lëvizë pa pushim.

Në mënyrë cinike mund të thuhet se shoqëria mësohet shpejt me mungesat, sepse sistemi nuk ndalet për askënd. Shtypi do të vazhdojë, debati publik do të rrjedhë, dhe zëra të rinj do të shfaqen për të mbushur boshllëqet.Por kjo nuk është vazhdimësi e vërtetë, është vetëm zëvendësim sipërfaqësor. Kjo pasi ka individë që nuk janë thjesht role apo funksione, por bartës të mendimit, kujtesës dhe kuptimit dhe kur ata largohen, ajo që humbet nuk rikrijohet më në të njëjtën formë.

Next Post
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In