Rusia njoftoi përfundimin e tërheqjes së trupave të saj nga qyteti strategjik Kherson në Ukrainën jugore ditën e sotme, me një zyrtar lokal që tha se ukrainasit kishin ngritur flamurin, por se shumë ushtarë rusë nuk kishin arritur të shpëtonin.
Serhi Khlan, një anëtar i Këshillit Rajonal të Khersonit, tha se shumë ushtarë rusë kishin ndryshuar uniformat e tyre ushtarake me rrobat e civilëve dhe po përpiqeshin të fshiheshin, ndërsa disa të tjerë u mbyrtën në lumë.
Qyteti është pothuajse tërësisht nën kontrollin e forcave ukrainase, tha ai. Ai këshilloi banorët të qëndrojnë brenda, ndërkohë që po kryhen kërkimet për të gjetur ushtarët rusë që mund të kenë mbetur./m.j