• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja me Bylisin, Halili: Do të bëj një gjykim në skuadër! Më varni në litar, nëse kam marrë 1 dollar

by A R
02/07/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana humbi ndeshjen ndaj Bylisit me rezultatin 2-1 në Kupë dhe kishte hije tolerimi. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, pranon se nuk i ka pëlqyer diçka të tillë dhe se kishte diçka që nuk shkonte. Ai konfirmon se do të bëjë hetim në skuadër dhe flet mjaft ashpër për diçka të tillë.

“Miqtë e mi po më thonë që ka komente nga më të ndryshme për këtë ndeshje. Nuk mund të hidhet një baltë e tmerrshme në një moment të vështirë që klubi jonë ka qenë duke bërë një rotacion të madh dhe të gabuar.

“Nuk mund ta hedhin skuadrën poshtë. Unë si klub do të filloj të bëj një analizë të thellë me detaje. Do të bëj një gjykim brenda për brenda skuadrës. Skuadra jonë të gjitha ndeshjet i ka bërë me gjak dhe djersë me një kontribut të jashtëzakonshëm time. Duke filluar nga ndeshja me Partizanin ku dhashë një premio të madhe. Është për t’u dënuar zhvillimi i ndeshjes, Nuk i besoja syve se çfarë po bëja.

“Lus Zotin dhe perëndinë, që ishalla më ka ndihmuar mirë. Nëse ka një njeri që do ta shembë kalanë. Unë jam aq i mirë po aq edhe i poshtër. Nga Kupa skuadra jonë nuk është eliminuar. Ne do të kualifikohemi. E kam të bindur se do të luajmë me formacionin më të mirë të mundshëm. Futbollistët kanë dëshirën e tmerrshëm që donin të luanin kundra Kukësit dhe Partizanit. Ndoshta ndeshja mund të jetë e kapur nga persona të tjerë.

“Do të bëj një gjykim timin me detaje. Nëse aty ka pasur ndonjë kurth për të dëmtuar klubin tonë dhe për të fituar nga ana financiare. Janë shkatërruar dhe i kanë humbur të gjitha fitimet. Pashë diçka që nuk më pëlqente rreth e rrotull me njerëz që nuk i njoh. Këtë do ta bëj një gjykim. Ja ve pak fajin edhe ngarkesës edhe ndryshimeve në formacion. Një vetëbesim i stafit që edhe po humbëm këtu do ta fitojmë ndeshjen në Tiranë.

“Nuk ka gjë që nuk dihet në Shqipëri. Nuk ka gjë që nuk merret vesh. Jam i gatshëm për të gjithë. Në qoftë se unë kam marrë 1 dollarë, pranoj të varem në litar. Unë me kontributet e mija që kam dhënë 14 milionë euro, nuk ankohem, i kam dhënë me dëshirën time. Po e çoj klubin aty ku duhet të jem. Nuk mund të lej unë klubin për 50 mijë euro apo për 300 mijë euro të shkatërroj klubin. Nuk ka burrë në qiell apo në toke që mua të më vejë me shpatulla pas murit. Unë kam besuar te stafi. Kurrë nuk i kam ndërhyrë stafit. Punët kanë vajtur vaj.

“E konfirmoj edhe Egbonë që do të jetë trajner i Tiranës. I kam thënë që përfundojmë kampionatin dhe nënshkruajmë marrëveshjen e reja. Ashtu siç do ketë edhe njerëz që do të afrohen dhe do të largohen. Për të gjithë këto që thashë jam absolutisht i hapur. Po i ve faj edhe ndryshimit të formacionit dhe kohës. Unë vetë isha lagur qoftë edhe nga sikleti.

“A e ka lënë ndeshjen Tirana dhe kush është ai burrë që mund të sfidojë presidentin nga brenda? Kur shikoja që Lika priste shumë topa, më bëhej shumë qejfi. S’po arrija të merrja vesh. Kishte një farë tolerimi nuk më pëlqente. Nuk arrita ta kuptoj. Nuk dua të ul asnjë lojtar. Nuk them që ka njerëz që kanë ndërhyrë brenda. Do bëj hetim nga brenda. Do mblidhet e gjithë skuadra sot dhe do të diskutojmë. Të shkatërrojmë atë që është për të shkatërruar. Skuadra do reagojë dhe do të shikojmë fuqinë që ka kjo skuadër. Ndeshjet i kemi marrë me gjak dhe shumë mund.

“Çfarë nuk kemi dëgjuar. Nuk i falet që t’i ndodhi kjo klubit të Tiranës. Nuk është se u përmbys bota. E rëndësishme është që nga drejtuesit e klubit të Tiranës, kurrë nuk është futur një dollar i pisët. Sa herë më pyesin dhe më thonë nga i ke marrë këto të ardhura, paraqes të ardhurat e pronave të mija. Vetëm ketë vit kam shitur 4 milionë euro prona. Më vjen keq që ka ndodhur kjo. Do ta rikuperojmë të gjithë me sjellje dhe mirësi. Dëmi i atyre njerëzve do të jetë shumë i madh, se ndoshta nuk u realizua ajo që kanë dashur t’i bëjë. Ka dhe një farë tolerance, jo të gjithë të futen në një grup.  Në klubin tonë nga të gjithë ata djem nuk është futur asnjë dollar i pisët nga xhepi i tyre”, – tha ai.

Next Post
Shkon nga Tirana për pushime/ E moshuara del e prekur me koronavirus në Ersekë

Shkon nga Tirana për pushime/ E moshuara del e prekur me koronavirus në Ersekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In