• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja e tretë e Europës nga shqiptarët dhe At Gjergj Fishta

by Alfred Peza
18/10/2019 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Rreth një shekull më parë, At Gjergj Fishta do të botonte vargjet:

“Uh! Europë, ti kurva e motit,/ Qi i rae mohit besës e Zotit,/ Po a ky â shêji i gjytetnís:/ Me dá tokën e Shqypnís/ Për me mbajtë klysht e Rusís?/ Po ti a kshtû sod na i perligje/ Njata burra qi m’ kto brigje/ Për tý vehten bâne flije/ Kur ti heshtshe prej ligshtije?…”

Mu rikujtuan këto vargje, në momentin e bllokimit të çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, për shkak të halleve të brendshme politike të Presidentit Macron.

Nuk e di ende nëse po të zëvendësoja tek këto vargje të këngës XIII të poemës “Lahuta e Malcis”, fjalën Europë me Francë, kuptimi rreth raportit të sotëm të shqiptarëve me perëndimin kontinental, do të ishte i njëjtë si në fillimet e shekullit të kaluar.

E sigurtë është vetëm një gjë. Për shkak të Francës apo të Macron, të halleve politike të brendshme të një shteti anëtar apo të rregullave të Unionit, për arësye të pathëna apo diçkaje tjetër të pakuptueshme, Shqipëria rrezikon që ta humbi për herë të tretë në historinë e vet të 600 viteve të fundit, Europën.

Mund të thuhen shumë gjëra rreth kësaj teze, por Francës ia ka thënë më mirë se kushdo tjetër këtë, shkrimtari më i njohur shqiptar në botë, i bërë i tillë në fillimet e tij, falë Parisit. Falë vetë Francës, gjuhës franceze dhe vetë lexuesve të tij të panumërt në këtë vend. Të cilët ishin të parët që i shijuan aq shumë mitet, legjendat, artin, kulturën dhe letërsinë shqipe nëpërmjet penës së Ismail Kadaresë, sa na dhanë gjysëm shekulli më parë, kartvizitën për në sallonet plot shkëlqim të oksidentit, atëherë kur dukej sikur orienti ishte fati ynë i përjetshëm.

“Shqiptarët e kanë humbur dy herë Europën: në shekullin XV dhe nën sundimin komunist. Sot, pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët jetojnë prapë në ankthin e humbjes së tretë të Europës. Ju që jetoni në zemër të saj, nuk mund ta kuptoni se ç’është ky ankth”. E kur e mendon se këto fjalë janë shkruar nga gjeniu i letrave shqipe plot çerek shekulli më parë, atëherë e kupton se paralajmërimi i tij nuk është një ankth i kotë as sot.

Ky ankth nuk ka lidhje as me orientimin tonë qytetërimor. As me identitetin tonë kombëtar. As me proeuropianizimin e shqiptarëve. As me plotësimin e kritereve teknike apo standardeve të kërkuara prej nesh. As me vlerat tona perendimore.

Aq më pak, bllokimi francez i Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, ka lidhje me gëzimin e dështakëve të opozitës sonë rrugore. Të cilët as nuk luajtën, as nuk mundën dhe as nuk kanë për ta penguar dot kurrë, një proces që është aq i jashtëzakonshëm, sa i tejkalon duke i bërë hi’, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e saj të vockla.

As klithma e një Ati Franceskan, as lutjet e një shenjtoreje dhe nobelisteje të paqes si Nënë Tereza dhe as paralajmërimi i një shkrimtari si Ismail Kadare, nuk kishte si ta shmangte as këtë herë, mallkimin e madh shqiptar në histori, përballë interesave të brendshme politike, të një Presidenti francez.

Gjithësesi ashtu si në shprehjen e njohur se çdo e keq e ka një të mirë, fati e desh që për herë të parë në historinë tonë mijëravjeçare, i gjithë perëndimi të rreshtohej kundër Macron, duke dalë në krah të ëndrrës europiane të Shqipërisë.

Më afër se kaq, skemi qenë kurrë më parë. As para 600 vjetësh. As para një shekulli. E as më 1994. As kur Skënderbeu mbrojti perëndimin si “Altlet i Krishtit”. As kur Fishta thurte vargje në një famulli. E as kur Ismaili ynë i madh, shkruante nga Parisi.

Ndaj, ëndrra Europiane vazhdon… Për aq kohë sa, s’ka asnjë alternativë tjetër për shqiptarët!

Next Post
E sëmura në Vlorë braktiset nga familja, institucionet nuk kanë vend

E sëmura në Vlorë braktiset nga familja, institucionet nuk kanë vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

March 19, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

March 19, 2026
Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

March 19, 2026
“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In