• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja e thellë e PD/ Deputetja Valentina Duka flet për sabotim nga brenda prej të vjetërve

by Java News
30/06/2017 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e zgjedhur e PD-­së, Valentina Duka, njëherësh kryesuesja e listës së demokratëve në Korçë është e bindur se Basha është njeriu i duhur për ta ringritur PD-­në me një fuqi të re dhe për ta risjellë atë në pushtet në një të ardhme të afërt.

Në një intervistë për “Panoramën”, ajo shpjegon edhe arsyet e humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare. Një nga arsyet e humbjes, sipas Dukës, është edhe sabotimi që edhe një pjese e vetë demokratëve i bënë procesit, duke sulmuar kandidatët e rinj që u bënë pjesë e garës.

Cilat mendoni se ishin shkaqet e humbjes së PD­-së dhe çfarë e solli një rezultat edhe më të keq se ai i 2013?

Të gjithë demokratët e ndershëm kudo në Shqipëri i ka tronditur humbja që pësoi PD në zgjedhjet e 25 qershorit. Pezmatimi na shtohet akoma më shumë kur mendojmë se në ç’rrethana kemi humbur! PD ka humbur në një kohë kur shumicës së shqiptarëve u kishte ardhur në majë të hundës nga qeverisja amatoreske, abuzive, arrogante dhe antipopullore e Kryeministrit Rama dhe ekipit të tij.

Jetojmë një kohë kur papunësia, varfëria dhe mjerimi janë ulur këmbëkryq anembanë Shqipërisë. Gjendja e pashpresë, ankthi e pasiguria për të nesërmen te një masë e madhe njerëzish, kanë rrënjosur fort idenë e braktisjes së atdheut në kërkim të një jetese më të mirë e më të sigurt jashtë vendit. Të gjitha këto nuk janë thjesht një retorikë politike, por një realitet i hidhur të cilin e kam prekur ditë për ditë e orë për orë edhe në qytetin e Korçës gjatë fushatës zgjedhore.

Kam takuar shumë e shumë njerëz, të cilët më kanë shprehur indinjatën e tyre për gjendjen dhe gatishmërinë për ta ndryshuar atë me votë. Në këto kushte, e mendoja të sigurt fitoren e PD­së jo vetëm në qarkun e Korçës, por në të gjithë Shqipërinë.

Megjithatë, ndodhi ndryshe. Në vend që ne të flisnim sot për shkaqet e fitores, jemi të detyruar të diskutojmë për shkaqet e humbjes! Që të jesh i saktë në përcaktimin e shkaqeve të humbjes së PD­së, duhet një analizë politike e thelluar që do kohën e vet. Por informacionet që kemi nga terreni, si dhe vlerësimet e bëra deri tani nga analistë e politikanë të ndryshëm, bëjnë të mundur të identifikohen dy shkaqe themelore: Së pari, zgjedhjet e 25 qershorit u goditën rëndë nga segmentet e makinerisë shtetërore të komanduar nga zoti Rama dhe njerëzit e tij, të cilët nëpërmjet presioneve, blerjes masive të votave me anën e parave të drogës, punësimeve të improvizuara etj., devijuan në mënyrë dramatike votën në favor të PS­së.

Së dyti, PD u sabotua rëndë edhe nga brenda saj. Të gjithë e pamë se si sulmoheshin e përgojoheshin kandidatët tanë nëpër portale të financuar nga ish-funksionarë të PD­zë, duke qenë në sintoni të plotë me sulmet dhe insinuatat e pushtetit të Ramës kundër tyre. Përtej kësaj, njerëz të caktuar brenda PD­së u përpoqën të dekurajojnë e të shmangin pjesëmarrjen në votime të mbështetësve tanë.

Si e shihni debatin për garën për kryetarin e Partisë Demokratike?

Personalisht mendoj se debatet dhe diskutimet janë një instrument i dobishëm që e shëndoshin gjendjen e një partie politike që funksionon mbi principe demokratike. Por në momentin kur po zhvillohen dhe mënyra se si po bëhen, shpien ujë në mullirin e kundërshtarëve tanë.

Do të ishte më mirë që të merreshim me çështjet parimore që preokupojnë PD­në në këtë moment dhe jo me mllefe personale.

E gjykoni të drejtë iniciativën e një grupi të madh ish-funksionarësh për dorëheqjen e Bashës?

Më duket e padrejtë që të bëhet një gjë e tillë kur vetë zoti Basha e ka bërë një gjë të tillë në mënyrën që ai e ka gjykuar të drejtë.

A ka përgjegjësi Basha dhe a duhet të largohet ai nga drejtimi i PD­së. Kujtojmë këtu që listat e hartuara u konsideruan një vendimmarrje personale dhe nuk u konsultuan me kryesinë?

Mendoj se zoti Basha është një aset për PD­në, një personalitet me kapacitetet e duhura politike dhe intelektuale, një njeri me aftësi të veçanta komunikimi, cilësi këto të domosdoshme për një lider të një force të madhe politike, siç është PD­ja. Ata që e lidhin humbjen e tashme të PDsë vetëm me kryetarin, në rastin më të mirë janë jorealistë. Humbja është para së gjithash, rrjedhojë e shkaqeve të lartpërmendura. Personalisht kam bindjen se Lulzim Basha është njeriu i duhur për ta ringritur PD­në me një fuqi të re dhe për ta risjellë atë në pushtet në një të ardhme të afërt.

Ka një debat të nisur me përcaktimin e datës së zgjedhjeve brenda PD­së. Mendoni se duhet të ketë shtyrje të zgjedhjeve?

Mendoj se zgjedhjet duhet të bëhen në afatin e përcaktuar.

Next Post
Përfshihet nga flakët një dyqan në katin e dytë të një pallati në Durrës

Përfshihet nga flakët një dyqan në katin e dytë të një pallati në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

February 24, 2026
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

February 24, 2026
Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In