• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja e thellë e opozitës, flet Evi Kokalari: Ilir Meta e ktheu PD në një parti vulgare! Koka e Berishës…!

by Java News
15/05/2023 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evi Kokalari parmes një postimi të gjatë në Facebook reagon për humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet e një dite më parë. Kokalari shkruan se koalicioni i Berishës, me atë pjesë të politikës shqiptare që urrehet më shumë nga populli(LRI), vulosi humbjen dhe në ato qytete që PD-ja kishte një shans të fitonte. Meta-ja thotë Kokalari, i solli PD-së figurat më vulgare si në Shqipëri ashtu dhe në diasporë. PD-ja u kthye në parti vulgariteti, tritoli, mashtrues diplomash, të dhunës.

“Kam një vit plot që bëj luftë t’ju zgjoj nga gjumi. Manipulimet për kontroll të Këshillit të Partisë treguan gjasat para e të një humbjeje të mundshme. Vjedhja masive që ju bë rinisë me garat e Forumit Rinor, ju preu krahët atyre dhe shkatërroi energjinë që ata sjellin me vete. Manipulimet ne primaret e bashkive ishte kthesë totale drejt humbjes finale. Pazaret dhe shëmtirësia e kandidatit kryesor, fatkeqësisht do të dominonte të gjithë garën. Koalicioni me atë pjesë të politikës Shqiptare që urrehet më shumë nga populli, vulosi humbjen dhe në ato qytete që kishim një shans.
Pseudo-konservatoret e PD mos pipëtijnë më sepse dhe pse i paralajmërova që do përdoreshin, ata e lanë veten që për pak spot-light, të hiqnin vëmëndjen nga regjistrimi i rithemelimit me logot e LSI.

LSI i solli PDse figurat më vullgare si në Shqipëri ashtu dhe në diasporë. PD u kthye në parti vulgariteti, tritoli, mashtrues diplomash, të dhunës. PD e rithemelimit ishte larg, shumë larg konservatorizmit.

Dhe asnjë nuk ngriti zërin. E menduat ndonjëherë pse kam folur pa fund këto kohë? Jo për t’ju marrë anëtarët, se seriozisht as nuk dua te kthehem në Shqipëri. Kam folur që t’ju zgjoj e të reagonit. Me pak presion, mund të kishit ndaluar shumë gjëra që po ndodhnin.

Berishën e kam këshilluar kundër koalicionit me Metën që në 6 Mars, megjithëse atëherë nuk fola publikisht, por fatkeqësisht këto vendime janë marrë nga klani, që nuk njohin ideologji, krenari partiake dhe Metën nuk e shikonin si një problem, por thjeshtë biznes të mundshëm. Fatkeqësia është se as në bisnes nuk janë të zotët.
Nuk më jep asnjë gëzim ta shoh gjithë atë foltore të reduktuar në një humbje kaq fatale. Po ta kisha njohur kokën e Berishës që atëherë, por dhe rrethin e tij, nuk do kisha ardhur kurrë. Sulmet ndaj meje që ditën e parë të foltores kanë që shumë të shëmtuara. Ato të Metës & Këlliçit mbasi ju ekspozova lojën – tepër vullgare. Dhe për çfarë gjithë kjo kosto, kur ju të gjithë shkoni si cjapi tek kasapi?”, shkruan Kokalari në Facebook./m.j

Next Post
Bie pas 30 vitesh bastioni historik i PD! Beci kryeson me 10 mijë vota para Spahisë

Rënia e 'bastionit'/ Përmbysja dramatike e rezultatit në Shkodër: PD humbi 15 mijë vota, PS fitoi 9 mijë më tepër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…

February 2, 2026
Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

February 2, 2026
Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

February 2, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

February 2, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

February 2, 2026
Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In