• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja e opozitës/ Astrit Patozi: Zhvillimet që ndodhin në pjesët e PD janë anti-historike, thellojnë më shumë krizën

by Java News
01/06/2023 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet e 14 majit. Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike foli në Report Tv për rezultatin e 14 majit dhe riktheu edhe njëherë në fokus shkaktarët e humbjes së opozitës dhe triumfit të mazhorancës.

I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, foli mbi rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit, koalicionin e Bindjes Demokratike me partitë e tjera opozitare dhe për dinamikat e fundit në Partinë Demokratike. Ai tha se nuk është i kënaqur me rezultatet e Bindjes Demokratike në këto zgjedhje, por zhgënjimi më i madh sipas tij nuk është ai personal por i gjithë opozitës, e cila nuk mundi të fitonte garën përballë Partisë Socialiste.

Nuk mund të them që jam i kënaqur sepse përditshmëritë tona kanë qenë më të larta se sa kaq, po tek e fundit ne nuk kemi qene ne fokus të kësaj fushate dhe duhet thënë që kemi arritur një rezultat përtej të qenurit modest, një rezultat të pritshëm në një farë mënyre pasi ne kemi marrë rreth 27 mijë vota në këto zgjedhje që po t’i konvertojmë me deputetët e parlamentit të ardhshëm i bie 3 deputetë. Por sigurisht zgjedhjet lokale janë të ndryshme me ato politike, ne nuk jemi të kënaqur me këtë rezultat, pasi  prozhektoret e opinionit publik nuk kanë qenë drejtuar nga ne por nga partitë mazhoritare. Zhgënjimi im nuk ka të bëjë me rezultatin personal por me rezultatin që ka arritur e gjithë opozita në raport me mazhorancën, ku sipas meje ishte një rezultat i pamerituar dhe i padrejtë që nuk përfaqëson ekuilibrat politikë që ka Shqipëria sot”.

Sa i përket dështimit të PD-së dhe opozitës në tërësi, Patozi tha se humbja e thellë erdhi si pasojë e situatës në të cilën opozita ndodhej para zgjedhjeve dhe vazhdon të jetë edhe pas tyre.

“Opozita i humbi zgjedhjeve për shkak të disa qasjeve të gabuara dhe për shkak të disa premisave negative me të cilat u fut në zgjedhje, opozita ishte e përçarë nuk kishte imazhin e duhur për të bërë rotacionin dhe aq më pak për të bërë ndryshimin. Fushata ishte e personalizuar tek udhëheqësit kryesor, ndërkohë që duhet të ishin kalorësit pra kandidatët për bashkitë ata që duhet të ishin në fokus dhe të ishin protagonistë të këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Patozi.

E teksa foli për zhvillimet e fundit në PD, ai u shpreh se risitë që sjellin drejtuesit  PD-së së përçarë vetëm sa e thellojnë më tepër krizën.

“Kam përshtypjen që zhvillimet që ndodhin në pjesët e PD zhvillime janë anti-historike, të cilat e thellojnë më shumë krizën me të cilën u futën në zgjedhje, por tek e fundit mendoj se është problem i tyre. Ndaj nuk kemi arsye pse t’i mbajmë sytë tek zhvillimet dramatiket te tyre pasi aty nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie dhe asnjë reflektim pas rezultatit” tha Patozi.

Ndërsa për bashkimin e PD-së ai tha se për sa kohë do vazhdojnë të vihen në jetë planet personale të liderëve të saj me mentalitetin dhe qasjet e tyre, PD nuk ka shpresa për t’u bashkuar.

“Sa më shumë të insistojë Berisha në filozofinë e tij politik edhe sa më shumë të rizgjohet apo të rilindë Lulzim Basha aq më shumë largohen shanset e bashkimit të PD-së. E vetmja rrugë që PD të bashkohet është të ndryshojë mentalitetin dhe qasjen me të cilën i drejtohet shoqërisë dhe së dyti të largojë nga protagonizmi të gjithë sherrxhinjtë dhe përgjegjësit e kësaj katrahure”, tha ai.

/s.f

Next Post
Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës

Kurti: Nuk pranojmë që kryetarët të ushtrojnë detyrat në zyra paralele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In