• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Humbja e Dibrës/ “Kurban-Bajram” apo “Kurban-Lulëzim”?

by Aalison Pearse Stevens
12/09/2016 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dibra i ka zgjidhur me votën e saj të qartë të gjitha nyjet dhe pikëpyetjet që rëndonin mbi një fushatë zgjedhore që parashihej plot të panjohura dhe dilema. Me mbi 4000 vota distancë nga rivali i tij i djathtë, mjeku Muharrem Rama, kreu i ri i bashkisë, ka mundur të shuajë ende pa nisur, çdo sherr elektoral që është aq i shpeshtë në të gjitha proceset tona zgjedhore, prej një çerek shekulli.

Konsumi më shumë se trevjeçar i qeverisë, skandali Shukriu dhe të qenit një zonë e djathtë historike, nuk kanë mjaftuar që opozita të dalë nga Dibra me një mandat bashkie më shumë. Do të mbetet sërish raporti i zgjedhjeve të fundit vendore, e kjo në vetvete përbën një humbje “shumështresore” për PD dhe kryetarin e saj Lulzim Basha.

U duk qartë se opozita u fokusua tek Dibra, si tek një betejë të cilën duhej ta fitonte me patjetër. Më zgjuar luajtën socialistët, të cilat atashuan aty njërin prej ministrave, duke u kujdesur që maxhoranca të mos bënte shou fytyrash të njohura. Ndoshta edhe për shkak se disa prej figurave të shumicës mund të sjellin vërtet efekt të kundërt në një zonë delikate si ajo e Dibrës.

Në fund të një rruge e cila dukej në ngjitje për socialistët dhe e lehtë për demokratët, këta të fundit marrin një shuplakë djegëse, e cila ishte sinjali më i padëshëruar për opozitën shqiptare, vetëm dhjetë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Një vit më parë, kur u votua pushteti vendor, u tha gjerësisht se testi elektoral nuk vlente për Bashën dhe ekipin e tij, për arsye se ai ishte një staf ende në kolaudim e sipër. Sot kjo është e vështirë të thuhet. Lulzim Basha është në timonin e partisë së tij prej më shumë se tre vjetësh dhe po i drejtohet zgjedhjeve të përgjithshme jo vetëm pa një ofertë të konsoliduar politike, por edhe me një lidership personal që sot ngjan më i dobët dhe anemik se kurrë. Zgjedhjet e Dibrës nuk kanë ndonjë peshë në skakierën kombëtare të votave, por produkti i tyre, momenti në të cilën u mbajtën dhe mënyra me të cilën ato u mbyllën, shënojnë një dështim djegës për kreun e opozitës. Lidershipi i tij është, pas këtyre zgjedhjeve, më se kurrë në pikëpyetje. Sot u festua Kurban-Bajrami, por ndodhi gjithashtu, nëse mund të përdoret një metaforë e ngjashme, edhe Kurban-Lulëzimi!

Javanews.al

Next Post
Manchester United me rekord të ardhurash

Manchester United me rekord të ardhurash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In