• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja 3-0 e kombëtares U-20, Federbet: Pati lëvizje të çuditshme kuotash…

by A R
15/11/2017 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ekipeve të Superiores, në lupën e “Federbetit” përfundon edhe Kombëtarja Shqiptare. Ditën e djeshme u luajt miqësorja mes Gjeorgjisë U-20 dhe Shqipërisë U-20, e cila përfundoi 3-0 në favor të gjeorgjianëve. Mirëpo, ajo që duket thjesht si një ndeshje prove për të matur forcat dhe për të gjetur elementët e rëndësishëm për të ardhmen, ka përfunduar në baste.

Foto-Federbet

Kompania që merret me analizën dhe vëzhgimin e koeficienteve të basteve konfirmoi për “Panorama Sport” se ka pasur luhatje shumë të çuditshme të koeficienteve, të cilat i referoheshin më shumë bastit 3+. Në një intervistë për gazetën, sekretari i përgjithshëm i “Federbet”, Françesko Baranka, konfirmoi këto luhatje, por u tregua i kujdesshëm duke thënë se nuk akuzon askënd. Ai këmbënguli se lojtarët që luajnë janë thjesht viktima.

Baranka, dua t’ju pyes në lidhje me një ndeshje që ka luajtur Shqipëria U- 20 kundër Gjeorgjisë dhe e ka humbur me rezultatin 3-0. Saktë.

Në këtë ndeshje ka pasur disa lëvizje të çuditshme të kuotave të basteve. Këtë mund ta konfirmoj për ju.

Për këtë ndeshje do të ketë ndonjë hetim në vazhdimësi nga ana e “Federbet”-it?

Këtë nuk mund ta them sepse nuk varet nga ne. Ne thjesht evidentojmë faktet dhe japim sinjale kur ndodhin këto gjëra. Por, nuk varet nga ne për të bërë hetime. Ne thjesht japim sinjale, por mbi të gjitha nuk akuzojmë asnjë. Thjesht po them se ka pasur disa luhatje të çuditshme të koeficienteve të basteve.

Për çfarë basti ndodhën këto lëvizje të kuotave?

Për shënimin e 3 golave në këtë ndeshje. Por, nuk përfundon këtu, pasi kur ndeshja ishte 3-,0 pati luhatje edhe për shënimin e golit të katërt. Por, kjo gjë nuk ndodhi më vonë. Jemi duke folur për gjëra shumë të çuditshme. Më të çuditshme se sa luhatjet normale që ndodhin në baste.

u-20-696x361

Kuptoj…

Ato që ndodhën janë gjëra që nuk mund të shpjegohen me logjikë. Ne prandaj sinjalizojmë, pavarësisht se tani do të ndodhë e njëjta gjë si gjithmonë dhe do të thonë që nuk ka asgjë të vërtetë, që Shqipëria nuk ka bërë gjë, etj… Por e dini se çfarë më bën përshtypje?

Çfarë?

Që fëmijët që luajnë janë vetëm viktima të kësaj që ndodh. Një lojtar që nuk ka mbushur 20 vjeç, nuk e ka mendjen për të tilla gjëra. Unë jam duke luftuar fort dhe me gjithçka, në Ukrainë ia kam dalë, që të shmang prezencën në baste të skuadrave dhe kampionateve poshtë moshës 19-vjeçare.

Si e bëtë këtë gjë?

Ndryshuam rregullat. Unë personalisht shkova nëpër stadiume për të parë nga afër atë që ndodhte. Nuk mund të bëjmë shaka me fëmijët. Ata janë viktimat e kësaj pune./Panorama/a.m.

Next Post
Rama replikon me Blushin: Nuk ja ke idenë se për çfarë flet

Nano, Meta, Blushi, Berisha, Kryemadhi/ Miqtë-armiq të Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In