Kryeministri Rama shkon paraditen e sotme për vizitë ngushëllimi te familja e Arjan Salajt, 32-vjeçari i cili humbi jetën nga flakët e zjarrit që ra para disa ditësh te një magazinë në një qendër tregtare në Tiranë.
Kujtojmë se me porosi të Kryeministrit Rama Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” ka shprehur gatishmërinë për t’i dhënë titullin Salës por po pritet përfundimi i hetimeve.
Trupi i pajetë i të riut u nxor pas rreth 60 orësh kërkime, mëngjesin e së shtunës.
32-vjeçari dha jetën pasi shpëtoi punonjësit e tjerë dhe u fut mes flakëve për të kontrolluar nëse kishte të tjerë të bllokuar brenda ambientit që u përfshi nga zjarri.
g.kosovari