• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Humbi jetën me djalin në aksident, nëna 25-vjeçare e kishte marrë patentën vetëm 20 ditë më parë

by A R
28/06/2022 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”, ku makina që po drejtonte 25-vjeçarja ra në lumë.

Një nga specialistët, punonjës i mirëmbajtjes në Bashkinë Berat, Kosta Angjeliu shprehet se kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësorët, jo për automjetet. Ai thotë se barrierat metalike vendosen vetëm në rrugë nacionale, autostrada dhe jo këtu në mes të qytetit.

“Unë në ndërtim kam 43 vjet punë. Janë thjesht kangjella, kjo nuk përballon rrugën nacionale, janë vetëm për këmbësorin. Janë të nevojshme, kjo nuk shërben barrierë për makinat. Mos duhej më të forta? Jo jo këto janë normale, kështu bëhen. Barrierat bëhen kur nuk ka trotuar. Kjo pjesa më parë ka qenë me hekur, u bë me parmak betoni, pastaj koha evoluoi dhe u bë këto që janë sot. Kanë funksion vetëm për këmbësorin, nuk është barrierë që mund të vendoset në një autostradë”, tha ai.

Sipas burimeve nga Policia Rrugore në Berat mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së  kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar me mjetin pasi sipas burimeve po të ekspertëve qarkullimit 25-vjeçarja kishte vetëm 20 ditë që kishte marr patentën. Ndërsa sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja është shkaktuar nga mbytja, pas një qëndrimit për një kohë të gjatë në ujë.

25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj humbi jetën një ditë më parë me të birin, teksa po ktheheshin nga shkolla, por për fat të keq makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në Lumin Osum. Report Tv siguroi videon e aksidentit, ku shihet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i të resë, e cila në tentativë për t’iu shmangur një kamioni përfundoi në lumë.

Qytetarët bënë përpjekje për t’i nxjerrë nga makina, pasi kjo e fundit përfundoi në lumë, por pa rezultat, pasi fatkeqësisht nënë e bir u mbytën.

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Qershor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

March 2, 2026
Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In