• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbi gjyqin për heqjen e “non-grata” në Britani, Berisha reagon sërish: Përsëriten të njëjtat shpifje të turpshme. S’e njoh…!

by Java News
17/06/2024 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, ka komentuar sërish për lënien në fuqi të non-gratës nga Britania.

Berisha u shpreh se “përsëriten të njëjtat shpifje të turpshme”.

“Të dashur miq, përsëri po të lexoni vendimin, përsëriten të njëjtat shpifje të turpshme për lidhjet me krimin, sillet shembulli i Fatjon Dautit, një person që nuk e kam takuar kurrë në jetën time, që edhe vetë thonë se nuk provojmë se ka lidhje, por ka lidhje.

Imagjinoni pak se si kërkon Edi Rama me korrupsion transnacional të mbrojë lidhjet e tij me krimin, të mbrojë vizitat e Sinaloas në zyrën e tij, licencën që u jep bosëve të kartelit më të rrezikshëm në botë, Sinaloas.

Se si kërkon Edi Rama me korrupsionin transnacional, me McGonigalë dhe ambasadorë, të mbulojë investitorët e tij strategjikë të llojit Pëllumb Gjoka.

Të mbulojë transportin me avionin e tij Ismail me baule diplomatike të ngarkesave të tmerrshme, drogë dhe narko-euro.

Se si kërkon Edi Rama të mbulojë procesin e shndërrimit të Shqipërisë në narko-shtet.

Miqtë e mi, në pretendimet e tjera, shtrojnë problemin e piramidave. Skemave piramidale të 27 viteve më parë, për të cilat nuk ka pasur njeri në botë që mund të ngrejë një akuzë për Sali Berishën. Askërkush. Kurrë.

Por e vërteta është, me gjithë dhimbjen që kam pasur dhe kam për atë krizë, shpreh një mirënjohje të veçantë ndaj parlamentit britanik,  i cili në raportin e tij të vitit 2009 për piramidat më gjigante që shpërthyen në City-n e Londrës, shkruan: ky raport titullohet ‘Vjedhja më e madhe në histori’, dhe shkruan, bankierët, tregtarët, financierët e City-t ndërtuan skemën piramidale më të madhe të kohërave, por sot gangsterët e Tiranës që ndërtuan firmat piramidale, i kanë lakmi këta zotërinj që u sollën njëlloj si ata, sepse gangsterët e Tiranës u burgosën njëri pas tjetrit dhe se ligji atë kërkonte.

Sepse kompanitë e tyre u falimentuan njëra pas tjetrës dhe se ligji atë kërkonte. Dhe se qeveria e Tiranës nuk vendosi një qindarkë në skemat, ndërkohë që në Britaninë e Madhe asnjë njeri nuk u përball me ligjin dhe qeveria injektoi sasi kolosale parash në piramidën më të madhe në histori.

Pra, në qoftë se në Britani për këtë nuk lëvizi kush në vendin e punës, sot korrupsioni transnacional përdor qëndrimet ligjore të Sali Berishës si provë për të ndëshkuar, për të përjashtuar atë”, tha ai./m.j

Next Post
Lozanë/ Gjykata e Arbitrazhit për Sport përmbys vendimet e KOKSH në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit

Lozanë/ Gjykata e Arbitrazhit për Sport përmbys vendimet e KOKSH në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In