• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Humbëm, por zgjedhjet nuk i njohim”, Mziu: Nuk ndalem derisa ta shembim sistemin e kalbur

by A R
16/05/2025 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokrati Xhelal Mziu ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mziu, drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës, shprehet “Humbëm, por zgjedhjet nuk i njohim”.

Më tej ai shton se nuk do të ndalet derisa të ‘shembë sistemin e kalbur’.

Kujtojmë se kreu i PD, Sali Berisha ka njoftuar për protestë sot në orën 17:00, pasi pretendon se zgjedhjet janë të manipuluara dhe të blera.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, bashkëqytetar të qarkut Dibër, përshëndetje nga zemra!

Ju falënderoj me shpirt e përulësi – për besimin, për mbështetjen, për sakrificën tuaj të heshtur por të fuqishme. Në këtë rrugëtim të vështirë, por të ndershëm, ju ishit forca ime dhe e Partisë Demokratike.

Mirënjohje të thellë për secilin prej jush që nuk kurseu as kohën, as energjinë, as shpirtin për ta çuar zërin e ndryshimit në çdo cep të qarkut të Dibrës. Ju që hodhët gurin e zemrës për një Shqipëri më të drejtë, më të pastër, më të denjë për fëmijët tanë.

Falënderim i veçantë për strukturat, për çdo demokrat që për gati tre muaj harroi veten, vuri mënjanë familjen, punën, jetën – dhe doli në terren me kurajo, me zemër, me besim se e mira mund të fitojë.

E di, nuk fituam. Jo sepse nuk ishim të drejtë. Por sepse përballë kishim një pushtet të pacipë, të pamoralshëm, të pajustifikueshëm – një pushtet që jo vetëm nuk solli asnjë program, asnjë ide, asnjë vizion për Shqipërinë, por që ofendoi shqiptarët në çdo cep ku shkeli. Ai që sot mban zyrën e kryeministrit, Edi Rama, u shfaq në Dibër jo si burrë shteti, por si “Çyryku” që fyeu, u tall dhe nëpërkëmbi dibranët – njerëz punëtorë, krenarë dhe fisnikë, patriotë, shtetformues e luftëtarë.

Këto nuk ishin zgjedhje. Ishin një krim elektoral. Një farsë që u ndërtua mbi frikën, mbi dhunën, mbi përfshirjen e bandave dhe grupeve kriminale që kontrollonin territorin si në një film mafioz. Blenë vota, kërcënuan qytetarë, përdorën institucionet si mjete shantazhi politik. Nuk kërkuan vetëm një votë – kërkuan shpirtin, dinjitetin, jetën e njeriut të ndershëm.

Na u desh të përballeshim jo me një kundërshtar politik, por me një regjim të strukturuar kriminal, ku krimi, droga dhe korrupsioni ishin në një me pushtetin.

Ditët para votimit, pamë çfarë nuk duhej të shihnim kurrë në një demokraci:

– Mjete të ndaluara me euro, dollarë, paund dhe tollona nafte në bagazhe, të shpërndara natë e ditë nga militantë të pushtetit.

– Persona me dosje kriminale që s’kishin as frikë, as turp, të shëtisnin lagjeve me lista në dorë dhe para në xhep.

– Punonjës të administratës që u urdhëruan të mbushnin vota dhe të garantonin “rezultatin”.

– Komisariate të policisë që u kthyen në shtabe elektorale për partinë në pushtet

Ky nuk është thjesht abuzim. Ky është krim elektoral i organizuar.

Dhe ky krim nuk do të harrohet. Nuk do të fshihet. Nuk do të mbetet pa përgjegjësi.

Ne nuk do t’i njohim këto zgjedhje. Sepse nuk mund të njohim një rezultat që buron nga frika, nga paraja e pistë, dhe nga kapja e institucioneve.

Por përtej kësaj, dua t’ju them një gjë:

Ne nuk jemi ëës. Ne jemi palë e shpresës. Ne jemi palë e lirisë. Ne jemi pala e njerëzve që nuk shiten dhe nuk përkulen.

Ëës është ai që përdor krimin për të mbajtur pushtetin.

Ëës është ai që do të ruajë fronin me polici, por nuk guxon të përballet me popullin në mënyrë të ndershme.

Por ne nuk jemi këtu për të heshtur. Ne nuk jemi mposhtur! Ëëm një betejë, por jo luftën. Luftën për të drejtën, për demokracinë, për një Shqipëri që i përket qytetarëve, jo bandave dhe mafies që qeverisin.

Unë nuk do të dorëzohem. Do të jem –zëri juaj, bashkëvuajtësi juaj, bashkëluftëtari juaj. Nuk do të ndalem derisa të shembim këtë sistem të kalbur, që po vret çdo shpresë.

Këto nuk ishin zgjedhje. Ishin një krim i pastër elektoral. Ishin një dhunim i demokracisë. Por ky krim nuk duhet të mbetet pa ndëshkim! SPAK duhet të flasë, duhet të veprojë, të mos mbetet si dosja 184, duhet të dëgjojë zërin e një populli që nuk pranon të jetoj më me frikë.

Ju falënderoj nga zemra, çdo bashkëqytetar dibran, matjan, bulqizakë e Klosjan, çdo demokrat dhe demokrate që qëndroi, luftoi dhe nuk u përkul.

Respekt për ju! Mirënjohje për ju! Krenari që jam një prej jush!

Ne nuk do të ndalemi – sepse Shqipëria meriton më shumë. Dibra meriton më shumë. Ju meritoni më shumë.

Next Post
Rama u citon Kanunit liderëve europianë teksa i fton për drekë: Sa herë që të vini, do të jeni të mirëpritur

Rama u citon Kanunit liderëve europianë teksa i fton për drekë: Sa herë që të vini, do të jeni të mirëpritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

December 24, 2025
“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

December 24, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

December 24, 2025
“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

December 24, 2025
U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com