Nuk kanë të sosur ngjarjet e rënda me protagonist azilkërkuesit në vendet evropiane.
Këtë herë, një krim i rëndë ka ndodhur në Suedi, ku një azilant 15-vjeçar, ka sulmuar me thikë një punonjëse sociale 22-vjeçare duke e lënë të vdekur.
Ngjarja tronditi Suedinë, ku qytetarët fajësojnë politikanët sa i takon çështjes së pranimit të emigrantëve.
Nëna e punonjëses sociale Alexandra Mezher, e cila u vra, foli për tragjedinë e pësuar nga familja e saj.
22-vjeçarja u vra në një strehimore për fëmijët azilant të pashoqëruar të moshës 14-17 vjeç, në Mölndal, afër Gothenburg.
“Unë humba një ëngjëll”, tha me lot në sy nëna 42-vjeçare Chimene Mezher. Ndërsa një i afërm i saj shtoi se fajin e kanë politikanët.
Suedia është një ndër destinacionet kryesore të emigrantëve, dhe kohët e fundit janë raportuar shumë krime me protagonistë azilkërkuesit.

The refuge centre in Molndal, near Gothenburg, where Alexandra Mezher was killed.

A floral and candle tribute outside the refuge centre in Molndal, near Gothenburg, where Alexandra Mezher was killed.

Collect of Alexandra Mezher on the day of her university graduation in June 2015.












