Një 47-vjeçar ka kanosur me mjet prerës një mjeke familje në Lushnje.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngurëz e Madhe.
Shtetasi me iniciale G.K, kërcënoi me thike mjeken e qëndrës shëndetësore të këtij fshati, shtetasin A.V.
Autori, banues ne fshatin Ngurrez e Vogel, u arrestua nga forcat e rendit. /e.s/