Një 42-vjeçar që po udhëtonte me motoçikletë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë.
“Shtetasi Sh.B, 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarje.
g.kosovari











