Një 25-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati. Për pasojë, i riu ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 në qytetin e Durrësit.
Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Paraditen e sotme, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i një pallati, shtetasi A. Th., 25 vjeç (sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor). Si pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Një grup hetimor është ngritur dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/a.r